Video/ Ndreca e Taipi dënojnë Bylis: Kukësi i Hallaçit fitorja e shtatë në 10 ndeshjet e fundit

Një seri impresionuese rezultatesh pozitive me Rrahman Hallaçin në pankinë, Kukësi nuk i kishte marrë kurrë këtë sezon. Tekniku kuksian ka arritur t’i japë identitet skuadrës dhe ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme. Veri-lindorët kanë kaluar 2-0 Bylis në shtëpi, në javën e 25 të Superiores. Ndreca e Taipi shënuan suksesin për blutë, që dominuan takimin në “Kukësi Arena”.

Një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse një humbje ose fitore bënte diferencën mes dy skuadrave. Ndaj dhe sfida nisi me raste të pakta, me skuadrat tepër të kujdesshme për të mos gabuar. Ndoshta për këtë arsye këmbët e lojtarëve kishinnnjë lloj ngërci që u pasqyrua në fushë. 45 minuta studim, pak raste e asnjë gol.

 

Lojtës Videosh

Ndreca
Në të dytën, verilindorët arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 64’ me Reshitin. Lojtari ishte me fat, sepse devijoi goditjen e dhënë nga Ndreca, duke e dërguar topin aty ku portieri nuk mund të arrinte. 1-0 dhe Bylis e ndjeu goditjen, nuk pati forcë të reagonte dhe pësoi të dytin dhjetë minuta nga fundi. Kapiteni Gjelbrim Taipi i dha goditjen finale ballshiotëve, duke i bërë shifrat 2-0 në minutën e 80′.

 

Lojtës Videosh

00:

 

 

Fitorja e shtatë në dhjetë ndeshjet e fundit dhe e treta radhazi për Kukësin. Skuadra e Hallaçit shkon në kuotën e 34 pikëve, në vendin e 5, duke hedhur sytë nga Europa. Bylis mbetet në pozita shumë të vështira, duke qëndruar në vendin e parafundit me 27 pikë. Zona e shpëtimit tani është 6 pikë larg.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top