Video/ Natë pa gjumë në Napoli për Milan: fishekzjarre e kore ofensive poshtë hotelit të kuqezinjve

Një natë e trazuar për Milan në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League në Napoli. Rreth 150 tifozë napolitane u mblodhën poshtë hotelit që ishin akomoduar kuqezinjtë me qëllim që të shqetësonin gjumin e të besuarve të Pioli. Kështu, idea ishte ajo e zakonshmja: 24 orë para ndeshjes vendimtare në “Maradona” kundërshtari të mos flinte. Brohoritjet, bombat tymuese dhe fishekzjarret ndërprenë qetësinë e bregdetit mes mesnatës dhe afërsisht orës 3.30 të mëngjesit. E sikur të mos mjaftonte, një seri tjetër shpërthimesh ndodhën rreth orës 4.45 të mëngjesit.

Megjithatë, ata që organizuan transfertën e kishin parashikuar strategjinë e mundshme. Dhomat në të cilat Leao dhe shokët e tij pushonin, natyrisht të izoluara nga zhurmat e ambjentit, ndodheshin në fakt në pjesën e pasme të ndërtesës. Kështu që shqetësimi për ta ka qenë minimal, në mos mungonte plotësisht. Shumë bezdi, nga ana tjetër, me siguri do të kenë ndjerë ata që kishin një dhomë me pamje nga deti.

KTHIM I ZJARRTË NË MARADONA
Një natë e zjarrtë pritet sonte në Maradona për rikthimin e çerekfinales së Champions League mes Napoli dhe Milan. Kuqezinjtë kryesojnë minimalisht pas fitores 1-0 në San Siro. Të kaltrit do të tentojnë të përmbysin rezultatin me praninë në fushë të Victor Osimhen. Nigeriani sapo është rikthyer nga një dëmtim, që e mbajti atë jashtë në ndeshjen e parë.

Tifozët napolitanë e bënë të ndjehej prania e tyre nën hotelin ku pushonte skuadra e Milan. Mes koreve, bombave tymuese, borive dhe fishekzjarrëve, napolitanët u përpoqën t’i prishnin gjumin lojtarëve kuqezinj. Shumica e thirrjeve kishin për qëllim Theo Hernandez, i cili u vu në shënjestër të tifozëve pas qëndrimit të tij gjatë ndeshjes së parë. Ishte francezi që e nxorri me karton të kuq Anguissa. Napoli ka bërë të dëgjohet zëri i tij dhe është gati për një rikthim zjarri.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top