Video/ Napoli humbi në Torino, Osimhen provokoi tifozët e Juventus: ja çdo të thonë 6 gishtat e nigerianit

Napoli pësoi një tjetër humbje, të dytën radhazi në kampionat dhe të tretën nën drejtimin e teknikut Walter Mazzarrit. Kalendari i vështirë po thekson krizën e napolitanëve që humbën ndeshjen e madhe përballë Juventus. Megjithatë, në fund të ndeshjes, Osimhen bëri një gjest provokativ, që tërboi tifozët e Juventus.

Pavarësisht paraqitjes së mirë, Napoli u rrëzua 1-0 në stadiumin e Juventus falë goditjes me kokë të qendërmbrojtësit Gatti. Nëse skuadra e kaltër u mposht në Torino, Osimhen ka dashur të largohet nga stadiumi me kokën lart, duke sfiduar tifozët e Juventus. Në fishkëllimën e fundit të arbitrit, ndoshta për shkak të disa grindjeve mes nigerianit dhe ultrasve të Juventusit, sulmuesi bëri një gjest “alla Totti”.

 

OSIMHEN I KUJTON TURPËRIMIN 5-1

Victor Osimhen bëri me duar gjestin e 5-1 për tifozët bardhezinj në bilbilin e fundit. Vitin e kaluar, ndeshja në Maradona përfundoi me goleadën e napolitanëve, me një dygolësh për nigerianin. Kohë të tjera, një tjetër Napoli por edhe një tjetër Juventus. Një gjest që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale.

 

Imazhet, të filmuara nga kamerat, më pas bënë xhiron e internetit dhe komentet në rrjetet sociale të tifozëve juventinë u ekzaltuan. 5-1 të nigerianit iu bashkangjit menjëherë -12 që është distanca e kampionëve në fuqi, nga Juventus kryesues. Për rrjedhojë, nuk munguan edhe disa komente të helmatisura nga disa tifozë napolitanë, të pikëlluar nga ecuria e sezonit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top