Video/ Napoli eliminohet nga Frosinone, Osimhen i vërsulet Ostigard

Humbja 0-4 e pësuar nga Napoli në Maradona ndaj Frosinone e tërboi Victor Osimhen. Nigeriani, pas ndeshjes, pati një përballje të ndezur me disa nga shokët e tij në pankinë. Veçanërisht me Ostigard që qëndroi në heshtje.

TËRBIMI I OSIMHEN

Këtë vit dicka te Napoli nuk shkon, është e kotë t’i biesh rrotull. E kura Mazzarri nuk po jep rezultatet e dëshiruara. Frika është se në fund të vitit skuadra do të gjejë veten jashtë Europës që ka rëndësi. E për më tepër pa asnjë trofe, me Champions League që mund të përfundojë menjëherë duke pasur parasysh ndeshjen e vështirë në 1/8 kundër Barcelonës. Osimhen është gati të rinovojë me Napolin, ka një marrëveshje për gjithçka, vetëm duhet të vendoset e bardha mbi të zezë. Por sulmuesi nigerian kërkon një skuadër të nivelit të duhur, përndryshe ai mund të largohet në verë.

Kështu në fund të ndeshjes ai fillimisht u ul në gjunjë në fushë, teksa lojtarët e Frosinone festonin. Më pas, shkoi drejt pankinës dhe shpërtheu zemërimin e tij para disa shokëve të tij, përfshirë Ostigard që ishte përballë dhe heshti. Një skenë që u kap nga kamerat e Mediaset dhe u bë virale në rrjetet sociale. Mazzarri ka për detyrë tani të qetësojë gjërat dhe t’i ndihmojë lojtarët e tij të rifitojnë vetëdijen dhe madje edhe atë moskokëçarje të admiruar sezonin e kaluar.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top