Video/ Muriel gol me takë në minutën e 95′: Milan rrëzohet ndaj Atalantës, largohet kreu

Milan rrëzohet 3-2 kundër Atalantës në Bergamo, në javën e 15 të Serie A, duke rrëshqitur në -7 pas Juventus në krye të renditjes. Distanca mund të bëhet më e madhe, nëse Inter fiton kundër Udinese. Një ndeshje e çmendur dhe spektakolare ajo e luajtur në stadiumin Gewiss. Giroud iu përgjigj epërsisë së bergamaskëve të firmosur nga Lookman, i cili në fillimin e pjesës së dytë kaloi skuadrën e tij në avantazh me një dygolësh personal. Në minutën e 80′ kuqezinjtë ekuilibruan rezultatin, duke bërë 2-2 me Jovic, para se të merrnin goditjen fatale të Muriel në minutën e pestë të kohës shtesë (menjëherë pas përjashtimit të Calabria) që fundosi skuadrën e Piolit.

Milani vuajti, luftoi, hasi vështirësi, reagoi dy herë në disavantazh por u rrëzua në finale, në minutën e 95′, kur Atalanta shënoi golin e tretë me një takë magjike nga i sapofuturi Muriel. Në stadiumin Gewiss përfundoi 3-2 për skuadrën zikaltër, e cila legjitimoi një fitore të përkedhelur për periudha të gjata të ndeshjes. Një Atalanta padyshim më e gjallë dhe më e kthjellët sesa Djalli i parashikueshëm dhe konfuz. Lookman zhbllokoi ndeshjen, Giroud u përgjigj, përpara se atalantini të shënonte dygolëshin personal. Milan u duk se arriti një ndeshje, në një fushë të vështirë, kur Jovic barazoi 2-2 dhjetë minuta nga fundi. E pikërisht në shtesë, erdhi mrekullia e Muriel, që ktheu Atalantën te fitorja.

 

Gasperini ngushtoi diferencën me zonën e Champions League, Milani bie pas dy fitoreve radhazi në kampionat dhe retë kërcënuese fillojnë të trazohen sërish mbi teknikun Pioli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top