Video/ Muçi vjen nga Besiktas, tani kërkon vendin e titullarit: “Unë jam gati për një rol më të madh”

“Më kanë pritur shumë mirë, jam përshtatur shumë shpejt. Shpresoj që të rikthehemi te rruga e fitoreve me Besiktas, pasi nuk kemi pasur disa rezultate të mira. Besoj se me ndihmën e tifozëve do ia dalim”. Ernest Muçi është rritur në nivel me kalimin nga Legia Varshavë te Besiktas. Pas golit të dytë në kampionatin turk, që kur u bashkua në fund të janarit, talenti kuqezi kërkon tani hapësirën e tij, pa u kënaqur me rolin e alternativës: “Atë e vendos trajneri, por unë jam gati. Duhet të punoj akoma më fort, por me veten time ndihem mirë fizikisht. Shpresoj të bëjmë mirë në këto dy miqësore, duke treguar edhe për vete se mund të bëj një rol më të madh në Kombëtare”.

Janë dy ndeshje për tu luajtur, miqësore por jo dhe aq, duke qenë se prej tyre mund të dalë lista përfundimtare e teknikut Sylvinho për Europianin në Gjermani. Muçi kërkon të jetë, edhe pse si një djalosh i pjekur tashmë e anashkalon çështjen e listës, me përqendrimin maksimal te ndeshjet kundër Kilit e Suedisë: “Atmosfera këtu është shumë e mirë, e tillë ka qenë gjatë gjithë kualifikueseve. Një atmosferë fantastike, me grupin jemi shumë të ndërthurur së bashku. Europianin nuk e kam menduar fare, për momentin dua të bëj mirë me klubin tim dhe në këto dy miqësore që kemi para. Janë dy ekipe të mëdha dhe ne duhet të tregojmë veten jo vetëm për këto dy sfida, por që e meritojmë të shkojmë në Evropian”.

 

“NUK E MENDOJ LISTËN”
E pranuar ose jo, e menduar ose jo, pas këtyre dy ndeshjeve shumë pak dilema do t’i kenë mbetur teknikut Sylvinho për miqësoret e fundit para Euro 2024. “Nuk e di sa ndikim do të ketë, por për ekipin tonë është e rëndësishme për të qenë gati në cdo sfidë të Europianit. Janë dy ndeshje që do të luhen jashtë, besoj se tifozët do të vijnë edhe në Itali e Suedi. I mirëpresim dhe jemi gati për të dhënë më të mirën për ta dhe për vete. Ne jemi gati”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top