VIDEO/ Momenti kur McGonigal del nga gjykata pasi u dënua me 4 vjet burg

Kur doli nga gjykata që e dënoi me 4 vjet burg dhe 40 mijë dollarë gjobë, Charles McGonigal ish-shefi i FBI-së shoqërohej nga bashkëshortja, Pamela. Vetë Charles McGonigal u përlot përpara togave të zeza, ndërsa e shoqja i tha gjykatës se ambicia e burrit të saj e “dërgoi atë në rrugë të gabuar dhe e bëri që të humbiste fokusin në realitetin e vendimmarrjes dhe veprimeve të tij”.

 

 

Por gjykatësja tha se veprimet e McGonigal kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.

Gjatë kohës kur kryente aktivitetet e paligjshme, McGonigal kishte edhe një të dashur në Nju Jork. Ishte pikërisht Allison Guerriero, e cila u bë denoncuese kryesore e aferës së McGonigal.

McGonigal duhet të vetëdorëzohet përpara 26 shkurtit për të kryer dënimin me burg, ndërkohë që në shkurt do të marrë dënimin edhe për dosjen shqiptare, ku i implikuari kryesor është kryeministri Edi Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top