Milan mposhti Sampdorian 5-1 në ndeshjen e javës së 36 të Serie A. Në San Siro, kuqezinjtë e Piolit reaguan pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Champions, duke shkatërruar dorianët e Stankovic, i fundit në renditje dhe tashmë i rënë nga kategoria. Festivali i golave u hap nga Leao në minutën e 9′ pas një veprimi interesant të Diaz. Quagliarella balancoi ndeshjen në minutën e 20′, por ekuilibri zgjati vetëm tre minuta. Në minutën e 23′ Giroud gjeti golin e avantazhit të dytë të mbrëmjes me kokë në zhvillimet e një goditje këndi. Francezi u përsërit në minutën e 29′ me penallti. Pas pushimit, erdhi goli i Diaz me portën të zbrazët dhe goli i tretë personal i Giroud, që përmbylli rezultatin.
Milani pastrohet menjëherë nga toksinat e grumbulluara në natën e fundit fatkeqe të Ligës së Kampionëve. Skuadra kuqezi shtyn fort në këtë finale sezoni drejt zonës Champions. Kuqezinjtë e teknikut Pioli fshijnë një Sampdoria tepër të demotivuar, krahasuar me stimujt kuqezi, për t’i rezistuar sulmit të Djallit. San Siro në katër ditë u shndërrua nga një arenë vajtimi në një park argëtimi, me një pesëshe (me një) që rehabiliton të gjitha armët e kuqezinjve të bllokuara për një kohë të gjatë. Trigolëshi i Giroud, Leao dhe Diaz, që shërbyen gola e asiste.
Sinjale të rëndësishme, në funksion të 180 minutave të fundit, për një ekip që vinte nga tre transferta pa shënuan asnjë herë. Sinjalet – përballë një tjetër Meazza mbi 70 mijë – u dhanë nga e njëjta njëmbëdhjetëshe e raundit të dytë me Inter. Skuadra e teknikut Pioli ngjitet në 64 pikë në renditje, në vendin e pestë, -1 nga Lazio dhe -2 nga Interi, nesër në fushë.
https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/MsjeKxckVhM5g?popup=fromblocked&autoplay=1
Serie A Italy
Cremonese 1-5 Bologna
Atalanta 3-1 Verona
AC Milan 5-1 Sampdoria