Video/ Milan fitorja e parë në Champions vjen ndaj Bruges: Monaco bën pesë

Dy ndeshjet e para të raundit të tretë të Champions League kanë dhuruar gola e spektakël. 10 gola në dy ndeshje e një i anuluar, me Milan që rrëmben fitoren e parë europiane këtë sezon. Tris i kuqezinjve në San Siro kundër Bruges, ndërsa Monaco bën pesë në Principatë ndaj serbëve të Crvena Zvezda.

MILAN 3-1 BRUGES

Milan mposhti Bruges 3-1 në raundin e tretë të Champions League, duke fituar tre pikët e para të sezonit në këtë kompeticion. Pas një fillimi të vështirë me pritjet e Maignan për të mbajtur rezultatin në ekuilibër, kuqezinjtë e teknikut Fonseca zhbllokuan sfidën në minutën e 34′ me një gol direkt nga këndi i Pulisic. Gjërat për belgët u komplikuan pesë minuta më vonë, kur mbetën në inferioritet numerik.

Pavarësisht kësaj, Bruges barazuan 1-1 në fillimin e pjesës së dytë me Sabbe, por më pas Reijnders u ekzaltua: holandezi, pak sekonda pas daljes së Leao nga fusha, bëri 2-1 në minutën e 61′, duke kompletuar një dygolësh dhjetë minuta më vonë në një aksion fotokopje, me një asist nga Chukëueze. Në fund, debutim edhe për Camarda, italiani më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Champions League, të cilit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

MONACO 5-1 CRVENA ZVEZDA

Asnjë problem për Monaco në përplasjen me Crvena Zvezda. Skuadra e Principatës nuk vonoi të shfaqej dhe mori avantazhin në minutën e 20′. Minamino kaloi vendasit në avantazh, por entuziazmi zgjati vetëm 7 minuta, sepse Ndiaye barazoi me penallti. Një iluzion për formacionin serb, që nisi kapitullimin pak para pushimit në golin e Embolo. Me avantazhin e pjesës së parë, e dyta ishte thjesht formalitet sepse Singo bëri tris në minutën e 54′, Embolo pa t’i anulohej një gol në të 56′, ndërsa Minamino siguroi rezultatin me pokerin e minutës së 70′. Në fund, sikur të mos mjaftonte, Akliouche mbylli llogaritë me golin e pestë, duke shfrytëzuar një asist të japonezit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top