Video/ Milan fitonte në fushë, tifozët e Napoli u rrahën me njëri-tjetrin: përplasje të dhunshme në Maradona

Përplasjet e ndodhura në tribunat e stadiumit Maradona gjatë ndeshjes Napoli-Milan kishin protagonistë vetëm tifozë napolitanë. Ndërsa skuadra e tyre mundej në fushë, ata u përleshën mes tyre. Para fillimit të ndeshjes mes Napoli dhe Milan, tifozët napolitanë zhvilluan një demonstratë paqësore jashtë stadiumit Maradona.

Kjo ishte thirrur nga vetë tifozët për të protestuar kundër rregullave të reja që ndalojnë hyrjen e flamujve brenda stadiumit në Napoli. Bashkë me flamujt, janë ndaluar edhe daullet, fishekzjarrët dhe bombat tymuese. Por sapo hynë në stadium, tifozët napolitanë ishin protagonistë të një shfaqjeje të pakëndshme në Curva B, në Maradona. Në fakt, në këtë sektor të stadiumit nisën përplasjet e dhunshme mes dy grupeve të tifozëve të Napoli.

 

MOTIVET E PËRPLASJEVE
Rikonstruksionet e para tregojnë sesi lindi sherri. Një pjesë e tifozëve të Napoli refuzuan të linin hapësirën bosh në Curva B. Dy fraksionet ishin ato të Ultras 1972 dhe Fedayn, të cilët përveç menaxhimit të situatës në sektor kishin pikëpamje të ndryshme edhe për koret që do të bëheshin për De Laurentiis.

Dhuna në tribunat e Maradonës erdhi nga dy grupe ultras. Një tjetër arsye e tensionit ishte edhe gatishmëria e një pjese të sektorit për t’i kthyer shpinën fushës në shenjë proteste. Diçka që nuk u pëlqeu të gjithëve dhe që krijoi tensione. Teksa tifozët në Curva B ishin të zënë duke rrahur njëri-tjetrin, pjesa tjetër e stadiumit, duke kuptuar se çfarë po ndodhte, bërtiti “Jashtë, Jashtë”. Një episod i turpshëm i ndodhur në tribunën e stadiumit Maradona. Ngjarja është menjëherë nën hetim, për të përcaktuar se cilët ishin nxitësit dhe cilat ishin arsyet përfundimtare.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top