Video/ Messi tremb tifozët e Miami me fjalët që i përshpërit Insignes: leximi i buzëve tregon çfarë i thotë

Lionel Messi dëmtohet dhe zëvendësohet nga Robert Taylor, tifozët e Inter Miami largohen nga stadiumi. Për të gjithë ata që preferuan të largoheshin kur kishin mbetur edhe pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, ishte sikur ndeshja ndaj Toronto të mos kishte më asnjë vlerë.

Për një pjesë të madhe të publikut, ndeshja përfundoi aty. Aq sa fitorja 4-0 u shndërrua në dytësore, krahasuar me shqetësimin për daljen nga fusha të kampionit argjentinas. Me pak fjalë, kanë shkuar në stadium për të, ikin nëse ai nuk është më aty. Pamjet që vijnë nga tribuna janë emblematike të situatës së krijuar. Për shumë prej tifozëve nuk vlen më shprehja e vjetër, “shfaqja duhet të vazhdojë”.

https://x.com/mrkevinho7/status/1704658388171272672?s=20

 

Megjithatë gjendja fizike e Pleshtit ishte e njohur. Pas fitores së Albiceleste kundër Ekuadorit falë një prej golave të tij, ai u la jashtë si masë paraprake në ndeshjen kundër Atlantës (humbje e rëndë 5-2). I rikthyer në fushë kundër kanadezëve, ai përcolli ndjesi pozitive në fillim. Menjëherë pas impaktit pozitiv ai u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë.

 

E në momentin kur Messi bëhet gati të dalë nga fusha iu afrua Lorenzo Insigne. Futbollisti i Torontos e pyeti mbi gjendjen e tij. Takimi ishte i shkurtër, zgjati rreth një minutë. Ish-napoletani i vendosi një krah mbi supe si ngushëllim dhe inkurajim dhe e pyeti se çfarë ka ndodhur. “El tobillo… el tobillo”, thotë ylli i Amerikës së Jugut, duke sqaruar shqetësimin e ndjerë në kavilje teksa largohet nga fusha.

https://x.com/TransfersRadar/status/1704762926920311061?s=20

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top