Video/ Mbappé një hije: Barça hesht Parc des Princes, PSG ndalet nga shtyllat. Atletico thyen 2-1 Dortmund

Spektakël i një futbolli të madh në ndeshjet e para çerekfinale të së mërkurës në Champions League. Barcelona siguron një fitore impresionuese në Paris, 2-3 përballë PSG, në një ndeshje me përmbysje e kundërpërmbysje. Në ndeshjen tjetër, Atletico Madrid thyen 2-1 Borussia Dortmund, që kthehet në lojë 10 minuta nga fundi me golin e Haller.

PSG 2-3 BARCELLONA
Barcelona mundi PSG 3-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League dhe siguroi avantazhin e ndeshjes së parë, të rëndësishme përpara kthimit në shtëpi. Raphinha zhbllokoi një ndeshjen të shkëlqyer në Parc des Princes në minutën e 37’, por ishte në pjesën e dytë që sfida shpërtheu vërtetë. Vendasit u kthyen me golat e Dembélé dhe Vitinha në dy minuta të çmendura (48′ dhe 51′), por miqtë nuk u dorëzuan. Barcelona gjeti sërish golin e barazimit,, edhe këtë herë me Raphinha (62′). Xavi iu gëzua madje edhe fitores, me golin me kokë të shënuar nga Christensen (77′). Francezët kanë keqardhjen e traversës së goditur me Barcola dhe shtyllën e Dembele. Në fund, Mbappe dhe Lewandowski mbetën jashtë listës së shënuesve, por gjithçka do të vendoset pas 6 ditësh te Montjuic.

ATLETICO MADRID 2-1 BORUSSIA DORTMUND
Atletico Madrid triumfon në çerekfinalen e Champions kundër Borussia Dortmund, duke u imponuar 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Civitas Metropolitano. Colchoneros shfrytëzuan një pjesë të parë të konfuzionit total për verdhezinjtë, duke kaluar në avantazh me De Paul (4′). Spanjollët dyfishuan shifrat me Lino (32′) dhe mund të kishin mbyllur edhe llogaritë. Në pjesën e dytë, Simeone zgjodhi të mbrohet, ndërsa gjermanët zotëruan fushën 66% kunddrejt 34% të vendasve. Dortmund rrezikoi në dy raste të pësonte kapitullimin, por pastaj ngushtuan diferencën duke shënuar me Haller (81′), pasi goditën dy herë traversën. Në ndeshjen e kthimit në Westfalenstadion, Atletico do të startojë me avantazhin minimal.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top