Video/ Martinelli shemb City në të 86′, Arsenal rrëmbeu kreun e Premier: Brighton ndalon Klopp

Një devijim i Aké në goditjen e brazilianit Martinelli vendosi ndeshjen e madhe të javës së tetë të Premier League. Mes Arsenal dhe Manchester City episodi që vendosi rezultatin 1-0 erdhi në minutën e 86′. Gunners tashmë janë në kuotë të barabartë pikësh me Spurs në krye të renditjes. Fitorja e vetme në të dielës në Angli, me sfidat e tjera të mbyllura në barazim. Për Liverpool mbyllet 2-2 në shtëpi ndaj Brighton. Dunk iu përgjigj në fund dygolëshit të Salah (goli tjetër u shënua nga Adingra). I njëjti rezultat edhe për Newcastle, i befasuar në minutën e 89′ me golin e Kudus. Barazim edhe mes Wolverhampton e Aston Villa, që u ndanë në 1-1.

GUARDIOLA HUMB NDESHJEN E DYTË RADHAZI
Arteta zgjodhi Jorginho në mesin e fushës dhe treshen sulmuese të formuar nga Gabriel Jesus, Nketiah dhe Trossard. Ndërsa Guardiola, në anën tjetër, zgjodhi Bernardo Silva në vend të Rodri. Tekniku spanjoll riktheu Rico Lewis në mesfushë dhe i besoi Foden dhe Alvarez në mbështetje të Haaland. U deshën vetëm 4 minuta që Citizens t’i afroheshin epërsisë. Fillimisht Rice u detyrua të shpëtonte goditjen fluturimthi të Gvardiol në linjë, më pas me zhvillimin e aksionit ishte Aké ai që bëri një gabim të bujshëm nga disa hapa larg duke goditur lart. Nketiah provoi në minutën e 27′ me një goditje drejt shtyllës së dytë, por e djathta e tij shkoi jashtë kuadratit. Kovacic fillimisht ndërhyri në mënyrë të ashpër ndaj Odegaard duke rrezikuar një karton të kuq direkt. Pastaj kroati u fal për kartonin e dytë të verdhë për një faull ndaj Rice.

Pjesa e dytë nisi me një shtytje në rritje të Arsenal, që megjithatë nuk prodhoi ndonjë mundësi vërtet të rrezikshme. Kjo deri në minutën e 86′, kur goditja e brazilianit Martinelli u devijua nga Aké, duke përfunduar në rrjetë. Një gol që i dha fitoren londinezëve që shkojnë tashmë në 20 pikë, në krye të renditjes së bashku me Tottenhamin. Gunners ka dy pikë më shumë se City, që pësuan humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Premier League England
Brighton 2-2 Liverpool
West Ham United 2-2 Newcastle United
Wolves 1-1 Aston Villa
Arsenal 1-0 Manchester City

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top