Video/ Mamardashvili me të kuqe, fundoset Valencia: Lewandowski tregolësh kur miqtë ishin me 10 lojtarë

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Valencias 4-2 (me dhjetë lojtarë nga minuta e 47′ për shkak të përjashtimit të portierit Mamardashvili) në ndeshjen e javës së 33 të La Liga. Robert Lewandowski, autor i një trigolëshi në pjesën e dytë vendosi ndeshjen. Fermín Lopez zhbllokoi sfidën në minutën e 22′, para se Hugo Duro dhe Pepelu të kthenin rezultatin që në pjesën e parë. Dalja e portierit me karton të kuq ishte vendimtare, sepse pastaj polaku u ekzaltua me dy gola në zhvillimet e goditjeve të këndit dhe një perlë me goditje dënimi në kohën shtesë.

Miqtë u bënë menjëherë të rrezikshëm në kundërsulm me Hugo Duro, i cili pas njëmbëdhjetë minutash detyroi Ter Stegen në një pritje shpëtimtare. Në minutën e 22′ Fermín Lopez zhbllokoi sfidën, i aftë të shfrytëzonte krosimin e Raphinha, duke kaluar me kokë blaugranat në avantazh. Barazimi i Valencias ishte i menjëhershëm dhe erdhi me Hugo Duro, që përfitoi nga gabimi i pabesueshëm i Ter Stegen. Portieri gjerman tentoi një driblim të rrezikshëm dhe ia dha topin sulmuesit që e dërgoi në rrjetë.

Rikthimi u kompletua në minutën e 38′ me goditjen nga pika e bardhë e penalltisë nga Pepelu (faull i Araujo). Qendërmbrojtësi uruguajan u përpoq të shpengojë veten në kohën shtesë me një goditje me kokë nga këndi, por përpjekja e tij përfundoi në shtyllë. Në të 47′ e pjesës së parë erdhi episodi që ndryshoi lojën. Mamardashvili gaboi stopimin dhe ndaloi Yamal me një ndërhyrje me krah jashtë zonës duke marrë kartonin e kuq.

TRIGOLËSH I LEWANDOWSKI
Në vend të tij Domenech dhe portieri rezervë u detyrua të nxjerrë topin nga rrjeta vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Lewandowski gjeti devijimin e golit të barazimit në zhvillimet e një goditje këndi. Golin e avantazhit e shënoi edhe një herë sulmuesi polak, pas një goditje nga këndi (jo perfekte dalja e Domenech). Për pokerin mendoi akoma ish-lojtari i Bayern në kohën shtesë me një perlë nga një goditje dënimi, që mbylli ndeshjen. Trigolësh i sulmuesit dhe Barcelona në vendin e dytë me 73 pikë, ndërsa Valencia mbetet me 47.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top