Video/ Lukaku penallti e karton i kuq në shtesë: Inter barazon me Juventus pastaj plas sherri, tre kartonë të kuq

Përfundojnë 1-1 90 minutat e para të Juventus-Inter, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë 2022/23. Një ndeshje jashtëzakonisht e ekuilibruar dhe jo veçanërisht emocionale në Stadium. Takimi u zhbllokua vetëm pak minuta nga fundi nga një blic i Cuadrado. Kolumbiani kontrolloi një krosim të devijuar dhe mposhti Handanovic në minutën e 83′. Duket e mbyllur, por në minutën e 95′ Massa akordon një penallti për një top të prekur me dorë të Bremer. Transformim i patëmetë nga zëvendësuesi Lukaku, që u përjashtua për ngazëllimin e tij të diskutueshëm kundër Stadium. Të kuq edhe për Handanovic dhe Cuadrado, në një finale plot tension, që shkoi gati në sherr.

 

Derbi i Italisë ndizet në momentet e fundit pas tetëdhjetë minutash taktikash të shkëlqyera. Juan Cuadrado iluzionoi Juventus shtatë minuta nga fundi, por në minutën e 95′ Romelu Lukaku barazoi 1-1 me penallti. Një përgjigje-kundërpërgjigje që ndezi gjakrat, e nisi sherrin në fushë. Gjithçka nisi nga festimi me gisht në buzë dhe nderimin ushtarak i belgut. Karton i kuq për Lukaku, pastaj edhe Handanovic e Cuadrado. E para nga dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë përfundoi me barazim. Gjithçka është shtyrë për ndeshjen e kthimit në San Siro të planifikuar për 26 prill.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top