Video/ Lukaku nuk mjafton, Roma ngec ndaj Servette por kualifikohet: poker i Liverpool, 7 gola në Marsejë

Mbrëmja e Europa League ka prodhuar futboll të madh, me spektakël, përmbysje e rikuperime. Roma nuk shkon më shumë se barazimi me Servette. Lukaku shënoi avantazhin, Bedia barazimin, që kualifikon verdhekuqtë, por bën mirazh vendin e parë. Liverpool bën poker në Anfield, po diskutuar asgjë në grupin e tyre, ndërsa ndeshja më spektakolare u luajt në Marsejë, ku vendasit mposhtën 4-3 Ajax.

 

GRUPI B

Marseille rimerr kreun e grupit, me një fitore të vuajtur, por spektakolare 4-3 ndaj Ajax. Holandezët, të fundit me dy pikë, barazuar tre herë rezultatin, por u detyruan të dorëzohen me 10 lojtarë, në penalltinë e dytë të Aubameyang, autor i tre golave. Sulmuesi zhbllokoi ndeshjen në të 9′, Brobbey barazoi një minutë më pas. Sulmuesi iu përgjigj njësoj edhe golit të Mbemba (26′), duke barazuar pas katër minutash. Aubameyang dyfishoi shifrat me rifillimin e lojës (48′), por Ajax me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Berghuis barazoi sërish me Akpom 11 minuta nga fundi. Në shtesë pastaj, penalltia e dytë i dha mundësinë Aubameyang të shënonte pokerin për Marseille e të merrte topin në shtëpi.

GRUPI C

Gjithçka e hapur në këtë grup, ku Rangers kthehet i dyti, pas barazimit 1-1 në shtëpi me Aris. Skocezët kalojnë tashmë Sparta Pragë me një pikë dhe vendosen një pas Betis. Babicka kaloi skuadrën e Limasol në avantazh në minutën e 28′, por McCausland barazoi sa nisi pjesa e dytë.

GRUPI E

Liverpool mposhti me poker LASK të vendit të fundit dhe ruan kreun me 12 pikë, duke u kualifikuar si vendi i parë. Anglezët mbajnë pas katër pikë Toulouse, që në ndeshjen e fundit nuk mund t’i arrijë të besuarit e Klopp. Francezët nuk shkuan më shumë se 0-0 me Union St.Gilloise, duke hequr dorë nga vendi i parë. Në Anfield nuk pati praktikisht ndeshje, ndërkohë, me Diaz, dygoëshin e Gakpo dhe penalltinë e Salah, që nuk i lanë asnjë shans miqve.

GRUPI G

Në raundin e pestë të grupit G të Europa League, Roma barazoi 1-1 ndaj Servette, duke u kualifikuar në fazën me eliminim direkt. Barazimi megjithatë largon vendin e parë, duke parë fitoren e Slavia Pragës ndaj Sheriff. Verdhekuqtë duhet të mundin moldavët tashmë në raundin e fundit dhe të shpresojnë që çekët të humbasin përballë zviceranëve. Në Gjenevë, Lukaku zhbllokoi ndeshjen me një goditje të bukur me të majtën (21′). Vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit në fillim të pjesës së dytë (50′) me Bedia. Dybala humbi disa mundësi të qarta dhe rezultati nuk ndryshon më, duke lënë të pakënaqur teknikun Mourinho.

Europa League Group B
Marseille 4-3 Ajax
Europa League Group C
Rangers 1-1 Aris Limassol
Europa League Group E
Liverpool 4-0 LASK
Toulouse 0-0 Union St.Gilloise
Europa League Group F
Maccabi Haifa 0-3 Rennes
Villarreal 3-2 Panathinaikos
Europa League Group G
FC Sheriff 2-3 Slavia Prague
Servette 1-1 Roma
Europa League Group H
BK Haecken 0-2 Bayer Leverkusen
Molde 2-2 Qarabag FK

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top