Video/ Lukaku e Pellegrini i japin frymëmarrje Romës: Frosinone asnjëherë e rrezikshme

Roma mposhti Frosinone 2-0 në javën e shtatë të Serie A, duke shënuar suksesin e dytë sezonal në kampionat. Protagonisti i mbrëmjes, edhe pa shënuar, ishte Paulo Dybala. Argjentinasi në minutën e 22′ shërbeu një asist për Lukaku, që zhbllokoi rezultatin. Sulmuesi belg evitoi Oyono dhe mposhti portierin Turati. Frosinone reagoi duke bërë një paraqitje krenarie, por pa shqetësuar kurrë portierin Rui Patricio. E në fund, në minutën e 83′, Roma gjeti golin e dytë me kapitenin Pellegrini. Mesfushori shënoi në zhvillimet e një goditje dënimi të Dybala.

 

Kështu që, në fillim Lukaku e më pas Pellegrini sistemuan Frosinone. Roma largon rrezikun e krizës duke rrëmbyer fitoren e dytë në kampionat, pas 7-0 në Empoli dy javë më parë. Big Rom me të majtën prishi ekuilibrat, pastaj kapiteni me të brendshmen bëri të dorëzohet një Frosinone, që rezistoi për një pjesë loje, por nuk arriti kurrë të godiste në portë. Në pjesën e dytë diferencën e bëri kreativiteti i Dybala, një katalizator i lojës për kënaqësinë e Mourinhos, që mori siguri nga tridhëmbëshi i tij i yjeve. Roma ngjitet në vendin e 12 me tetë pikë, ndërsa Frosinone mbetet me një pikë më shumë në vendin e 10.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top