(VIDEO) Lot dhe përqafime në festën e kuqezinjve në dhomën e zhveshjes

Festë elektrizuese në dhombat e zhveshjes në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e së enjtes pas suksesit fantastik ndaj Çekisë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shfaq si “ultras”, ndërsa trajneri Silvinjo dhe futbollistët e Kombëtares ishin të papërmbajtur teksa festonin fitoren 3-0 ndaj Çekisë.

Festës së Kombëtares shqiptare iu bashkua edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho.

Kreu i FSHF-së në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky është tetori më i bukur i 8 viteve të fundit.

Duka shprehet se “nuk jemi në ëndërr, fitorja na përket ne”.

https://www.facebook.com/watch/?v=1303529370364601

“Çfarë emocionesh! Çfarë nate! Çfarë lojtarësh! Çfarë tifozerie! Kjo Kombëtare di vetëm të na lumturojë, të na mbushë sytë me lot gëzimi. Fjalët janë të pakta për të përshkruar fitoren e sotme. Çekia ishte kundërshtari më në formë i këtij grupi, por kjo Kombëtare është padyshim një tjetër nivel. E pakrahasueshme! E merituam plotësisht, ndaj le të këndojmë e të festojmë të gjithë bashkë sonte kudo ku ka shqiptarë. Edhe dy ndeshje kanë mbetur. Edhe dy finale drejt ëndrrës ‘Gjermani 2024”, shkruan Armando Duka.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top