Një gol i Mings në pjesën e parë i ka mjaftuar Aston Villa për të mposhtur Fulham. Villians tashmë shkojnë në zonën europiane të renditjes, duke kaluar Tottenham. Fitore edhe për Wolverhampton, që u imponua 2-0 ndaj Crystal Palace. Në barazim, ndërkohë, ka përfunduar sfida për mbijetesë mes Leeds United dhe Leicester City, që i vendos dy formacionet në pozitë të vështirë.
Mings, në minutën e 21, ka shënuar në portën e Fulham, duke i dhënë fitoren 1-0 Aston Villa ndaj Fulham. Londinezët nuk kanë mundur ta përmbysin rezultatin dhe mbeten në vendin e 9 me 45 pikë. Villians në anan tjetër, ngjiten në kuotën e 54 pikëve, në vendin e 5, një mbi Spurs. Megjithatë, Tottenham ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Crystal Palace ia komplikoi jetën vetes, me një autogol në minutën e 3′, që i hapi rrugën suksesit 2-0 të Wolverhampton. Andersen e dërgon topin në rrjetën e tij, duke befasuar portierin Johnstone. Sforcot e Palace për të barazuar nuk patën sukses, ashtu si tentativat e Wolves për të mbyllur ndeshjen, që u vendos vetëm në minutën e 94′. Një penallti i dha mundësinë Neves të bënte 2-0 dhe ti ngjiste vendasit me 37 pikë. Wolves arrijnë kështu në vendin e 13 pikërisht Crystal Palace.
Shkon keq për Leeds e Leicester, me një barazim 1-1 që nuk i bën punë askujt. Vendasit mbeten me 30 pikë e miqtë me 29, por tani një fitore e mundshme e Everton dhe Nottingham do ti zbriste ata në zonën e rënies nga kategoria. Për Leeds Sinisterra zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20′, pasi VAR i kishte mohuar golin Tielemans për Foxes. E megjithatë Leicester e mori barazimin në minutën e 80′ me të zakonshmin Vardy.
Premier League England
Wolverhampton Wanderers 2-0 Crystal Palace
Aston Villa 1-0 Fulham
Leeds United 1-1 Leicester City