Të përplasesh me shpatullat e LeBron James gjatë vrapimit nuk është fare e mirë për shëndetin. Arbitri Scott Foster di diçka për këtë punë. Veterani i NBA-së i provoi në mënyrë traumatike muskujt e të Përzgjedhurit në ndeshjen 3 të Lakers-Denver.
Kur kishin mbetur 2’29” nga fraksioni i dytë, pas një koshi tjetër nga një Jamal Murray i pakapshëm, ndodhi incidenti. LeBron u nis në tranzicion për të befasuar mbrojtjen e Nuggets. Qendra e Lakers gjeti arbitrin Foster në rrugën e tij, duke e përplasur mënjanë. Arbitri bëri disa hapa mbrapa dhe më pas filloi t’i rrjedh gjak nga buza, me gjasë e çarë nga bilbili që kishte në gojë.
Ndërkohë, LeBron pretendonte një faull nga ana e mbrojtjes, por kur e kuptoi dëmin e shkaktuar menjëherë shkoi për të kërkuar ndjesë. Arbitri Forster u trajtua nga stafi i Los Angelos Lakers dhe LeBron James e pranoi: “Faji im, unë isha në progresion”. Foster, me fytyrën e tij të fryrë dhe të gjakosur, megjithatë e bëri të qeshë: “Qetësohu, e kuptoj. Kishe 25 vjet që prisje ta bëje këtë, apo jo?”.
Lebron runs into Scott Foster causing him to cut his mouth. #DENvsLAL pic.twitter.com/8zxZniQnF2
— Rate the Refs App (@Rate_the_Refs) May 21, 2023