Video/ Lazio përmbyset në Olimpico 1-2 nga AZ Alkmaar: çerekfinalet e Conference League gjithnjë e më larg

Në ndeshjen e parë të 1/8 të Conference League, Lazio humbi 2-1 në shtëpi ndaj AZ Alkmaar. Bardhekaltrit rrezikojnë fort kualifikimin, që do të vendoset pas 9 ditësh në Holandë. Skuadra e teknikut Sarri kaluan në avantazh me Pedro në minutën e 26′. Italianët dominuan fushën për gjysmë ore lojë. Më pas holandezët u zgjuan dhe barazuan me Pavlidis dhe përmbysën ndeshjen me Kerkez në minutën e 62′. Një shtyllë e goditur për secilën skuadër: Milinkoviç-Savic dhe Mijnans me devijimin e Cataldi.

Natë e hidhur në Conference League për Lazio. Edhe mbrëmjen e sotme në Olimpico, bardhekaltrit konfirmojnë defektet e këtij sezoni. E thënë ndryshe, atë të vuajtjes të impenjimit të dyfishtë mes kampionatit dhe Europës. Pas fitores së bukur në Napoli, Milinkovic-Savic dhe shokët e tij u përballën me një disfatë që rrezikon rrugën e tyre europiane.

Një mëkat i vërtetë, edhe sepse për gjysmë ore ishin i vetmi ekip në fushë. Skuadra e teknikut Sarri, zhbllokoi rezultatin me plot meritë, por sapo uli ritmin, holandezët u rikthyen. AZ Alkmaar u tregua e aftë në presionin e lartë, edhe pse lejuan diçka në mbrojtje. Por pak fati i keq (traversa e Milinkovic-Savic) dhe shumë pasaktësi i kushtuan shtrenjtë kryeqytetasve.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top