Video/ Lautaro futet e përmbys Lazion: Inter arrin vendin e katërt dhe i bën favorin Napolit

Në San Siro, Interi kaloi nga Ferri në Parajsë, ku e ngritën krahët e Lautaro Martinez. Në disavantazh 1-0 në pjesën e parë, skuadra e Simone Inzaghi përmbysi lojën me dy golat e argjentinasit dhe një të Gosens. Gjermani më pas u detyrua të largohet nga fusha me një problem në krah. Me këtë fitore, zikaltërit arrijnë Milanin dhe Romën me 57 pikë në vendin e katërt. Një asist për Napolin, që tani mjafton vetëm të fitojë për tu shpallur matematikisht kampion.

Inter e nisi mirë ndeshjen me disa raste në pjesën e parë. Në minutën e 26′ madje edhe shënoi, por goli i Mkhitaryan u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Në momentin e pasimit të Brozovic, sipas VAR Correa që dha asistin ishte në pozicion jashtë loje. Kaluan pak minuta dhe gjithçka u përmbyset. Në minutën e 29′ ishte Felipe Anderson që i dhuroi avantazhin Lazios, në rastin e parë të vërtetë për skuadrën e teknikut Sarri. Acerbi humbi topin dhe Luis Alberto shërben asistin në qendër të zonës për brazilianin që nuk gaboi.

PËRMBYSJE NËN GODITJET E LAUTARO
Në pjesën e dytë Inzaghi futi në fushë Dumfries në vend të D’Ambrosio që ishte ndëshkuar me të verdhë. Pastaj edhe Lautaro e Calhanoglu morën vendin e Correa dhe Mkhitaryan në të 61′. E argjentinasi u bë protagonisti absolut i ndeshjes. Lautaro shënoi golin e barazimit në minutën e 77′, i shërbyer nga Lukaku. Belgu ishte asistmeni i ndeshjes, me pasimin për golin e Gosens në minutën e 83′, që përmbysi ndeshjes. Gjermani shënoi me të majtën, por u detyrua të largohet për shkak të një problemi me krahun (në vend të tij mes De Vrij). Llogaritë në fund i mbylli Lautaro, që shënoi golin e 3-1 në minutën e 89′.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top