Një ndeshje plot emocione dhe me dy tablo të ndryshme është zhvilluar në Laç, ku Laçi dhe Vllaznia barazuan 2-2, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Dueli mes dy ekipeve u karakterizua nga një dominim i alternuar: Laçi imponoi ritmin në pjesën e parë, ndërsa Vllaznia reagoi fuqishëm në të dytën, duke evituar humbjen dhe ruajtur pozitat në kreun e renditjes.
Laçi në kontroll të plotë në pjesën e parë
Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke shfrytëzuar avantazhin e fushës dhe duke vendosur Vllazninë nën presion që në minutat e para. Goli i parë erdhi në minutën e 10′, kur Myrta shënoi një gol të bukur, duke kaluar bardhezinjtë në epërsi. Vllaznia u përpoq të organizonte lojën, por nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme, ndërsa Laçi dyfishoi shifrat në minutën e 25′, kur Tresa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke iluzionuar teknikun Francesco Moriero, që në fund pësoi zhgënjimin e madh. “Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, pjesën e dytë kundërshtari gjeti golin, na bëri presion Vllaznia. S’kam shumë për të thënë”.
Me avantazhin e dyfishtë, skuadra laçiane e mbylli 45 minutat e para në kontroll të lojës, ndërsa Vllaznia e pati të vështirë të reagonte, duke u gjendur në një situatë të komplikuar në pjesën e parë. Tekniku Thomas Brdaric u entuziazmua për pikën e marrë në një fushë të vështirë, sidomos për mënyrën si erdhi loja: “Jam i gëzuar pikë së pari, që kishim mundësinë të ktheheshim në lojë pasi treguam që kemi karakter. Nuk jam dakord me atë që bëmë në minutat e para të lojës, ata po prisnin për gabimet tona dhe e dinim që ishin të mirë në tranzicion. Në fund të ditës jemi mirë me një pikë”.
Përmbysja e skenarit në pjesën e dytë
Trajneri Brdariç e kuptoi se skuadra e tij kishte nevojë për ndryshime dhe bëri tre zëvendësime që në fillim të pjesës së dytë. Këto lëvizje dhanë menjëherë efekt, pasi Vllaznia ndryshoi qasjen dhe nisi të sulmonte më shumë. “Kur nuk kemi vëmendjen e duhur për të fituar, çdo gjë vështirësohet – theksoi tekniku italian i kurbinasve -. Vllaznia futi lotjarë të rëndësishëm në pjesën e dytë dhe sollën ndryshime, ndryshe nga lojtarët e mi që nuk sollën asgjë. Diferencën duhet ta bëjnë lojtarët e stolit që janë më të freskët, për mua ishte ndryshe. Në futboll nëse nuk vrapon nuk fiton”.
Shkodranët rihapën ndeshjen në minutën e 55′ me një gol të Çobës, i cili finalizoi një aksion të bukur të skuadrës së tij. Ky gol i dha më shumë shtysë kuqebluve, të cilët nuk ndalën së kërkuari golin e barazimit. Kjo erdhi shumë shpejt, pasi në minutën e 63′, Mensah dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer ekuilibrin në rezultat. “Donim të ndryshonim patjetër rezultatin dhe arritëm të merrnim një pikë – vazhdoi Brdaric -. Këtu është vështirë të luash, na funksionoi diçka sepse arritëm të shënonim dy gola. Ndryshuam shumë gjëra në këtë ndeshje, por vetëm rezultati ishte gabim në pjesën e parë. Siç e nisëm lojën jemi të kënaqur që arritëm të merrnim një pikë”, u shpreh Brdaric.
Fund dramatik, por pa fitues
Pas golit të barazimit, Vllaznia tentoi të përmbyste gjithçka, por mbrojtja e Laçit u tregua e vendosur, duke mos lejuar që skuadra mike të gjente golin e tretë. Nga ana tjetër, edhe Laçi provoi të rikthente epërsinë me disa raste të rrezikshme, por pa sukses. Në minutat e fundit loja u bë edhe më e luftuar, por rezultati mbeti i pandryshuar, duke ndarë nga një pikë për secilin ekip.

Pasojat në renditje
Ky barazim nuk e ndryshon ndjeshëm situatën për të dyja skuadrat, por ka ndikim në objektivat e tyre për sezonin. Vllaznia ngjitet në kuotën e 46 pikëve dhe mban vendin e dytë, duke vazhduar garën për një vend në Europë dhe duke mbajtur shpresat për titullin kampion. Laçi, nga ana tjetër, arrin Elbasanin në kuotën e 31 pikëve dhe vazhdon betejën për mbijetesën, duke pasur nevojë për rezultate më të mira në javët e ardhshme.
Në fund, një ndeshje që nisi me dominim të Laçit dhe përfundoi me një rikthim të fortë të Vllaznisë, duke treguar se asnjë rezultat nuk është i sigurt në këtë fazë të Superiores. “Futbolli nuk është bërë nga lek dhe emra, por nga dëshira kush dëshiron të vrapojë. Kanë fituar tituj dhe kampionate çuna që nuk kanë patur emër dhe lekë. Jam i mërzitur pasi këto 3 pikë do të vlenin shumë ndja një kundërshtari të vështirëq. Ndryshimin e bëjnë gjithmonë lojtarët që janë në fushë” e mbylli Moriero.