Video / Laçi e Muçi thyejnë Bullgarinë: kuqezinjtë të pamposhtur në shtëpi

Shqipëria fiton edhe miqësoren e parë nën drejtimin e brazilianit Sylvinho ate me Bullgarinë. Kuqezinjtë u imponuan 2-0, duke mbajtur rekordin e vetëm fitoreve në Arena Kombëtare në këtë fushatë eleminatore.

Me gjashtë lojtarë të linjave të dyta, kuqezinjtë ishin njësoj dominues në sfidën me Bullgarinë. Ndërtim aksionesh, pasime të shkurtra e vertikalizime. Avantazhi erdhi në pjesën e parë. Laçi përfitoi në zonë pas një krosimi të Muçit. Bullgaria ishte e paaftë të rrezikonte Strakoshën, ndërsa kuqezinjtë shkuan pranë golit të dytë.

Zëvendësimet vetëm sa rritën diferencat dhe Muçi shënoi edhe golin e dytë. Spektakolar realizimi i sulmuesit me nje goditje të fortë nga jashtë zonës. Në fund një fitore që rrit edhe më shumë besimin për dy ndeshjet e mbetura në nëntor. Kundër Moldavisë e Ishujve Faroe duhet vetem një pikë për kualifikimin, por kjo skuadër do vendin e parë, për tē shkuar si duhet në Gjermani.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top