Video/ Kosova shpërthen pa “rebelët”: Muriqi dygolësh, Dardanët poker Qipros

Kosova kthehet të fitojë për të lehtësuar sa më shumë të mundet dhimbjen e krijuar nga debutimi katastrofik kundër Rumanisë. Pa rebelët e përjashtuar nga grumbullimi nga tekniku Foda, Kosova shkatërron me poker Qipron, 0-4. Vendosën një dygolësh i Muriqit e rrjetat e Dellovës e Rrahmanit për tre pikët e para në këtë Nations League.

“Dardanët” zhbllokuan ndeshjen me anë të Muriqit në minutën e 9’. I ftohtë sulmuesi i Mallorca nga pika e bardhë dhe një avantazh që lehtësoi shumë punën përballë qipriotëve. Muriqi dyfishoi shifrat në minutën e 21’ dhe gjithcka u bë e lehtë. Kosova mbajti lojën nën kontroll, duke krijuar bindjen se mund të godiste kundërshtarin sa herë të donte. Në pjesën e dytë, të besuarit e teknikut Franco Foda shënuan edhe dy herë të tjera, me Rrahmanin dhe Dellovën.

Zhegrova, Muric dhe Muslija mund të shohin tani nga shtëpia si Kosova rrëmben 3 pikët e para, duke rikthyer moralin dhe ambicjet në këtë edicion të Nations League.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top