Video/ Kosova nuk di të fitojë në kualifikueset e Euro 2024: gjithçka e lehtë për Francën e Anglinë, ja rezultatet

Befasi e surpriza, por edhe goleada në mbrëmjen e kualifikueseve të Euro 2024. Vijon rrugëtimi i pastër i Anglisë, që mposhti Maltën 4-0. Autogoli i Apap i hapi rrugën kryeveprës së Alexander-Arnold dhe penalltive të Kane dhe Ëilson. Anglezët kryesojnë me pikë të plota Grupin C, atë të Italisë, ku Ukraina rikuperon dhe mposht Maqedoninë e Veriut 3-2. Gjithçka ishte e qetë edhe për Francën, me 3-0 ndaj Gjibraltar. Shënuan Giroud, Mbappé dhe Mouelhi (aut.). Fitore drithëruese për Danimarkën, Zvicrën dhe Turqinë. Ngec përsëri Kosova, në barazimin e tretë radhazi në tre ndeshje të luajtura. Dardanët nuk shkuan më shumë se 0-0 përballë Rumanisë në Grupin I.

Nuk është një nisje e mirë e fushatës nga të besuarit e Alain Giresse. Kosova e teknikut francez ka mundur të marrë vetëm barazimin e tretë radhazi në këto kualifikuese. Kosova humbet kështu një mundësi të mirë për të shkurtuar diferencën me dy skuadrat e kreut në Grupin I. Të besuarit e Giresse nuk shkuan përtej 0-0 në “Fadil Vokrri” me Rumaninë. Miqtë, në fakt, ishin favoritë, duke qenë se kishin pikë të plota nga dy ndeshjet e para, por në Prishtinë u dominuan nga Kosova. Dardanët krijuan më shumë raste, sidomos në pjesën e dytë. Keqardhja mbetet për golin e anuluar ndaj Zhegrovës me VAR. Në fund, pavarësisht rasteve të krijuara, askush nuk mundi të prishë ekuilibrin e një 0-0, që i shkon për shtat Rumanisë. Në fakt, ky rezultat e lë Kosovën në vendin e katërt në klasifikimin e grupit.

 

REZULTATET E MBRËMJES

Qualification: Group B
Gibraltar 0-3 France
Greece 2-1 Ireland
Euro 2024 Qualification: Group C
Malta 0-4 England
North Macedonia 2-3 Ukraine
Euro 2024 Qualification: Group D
Latvia 2-3 Turkiye
Wales 2-4 Armenia
Euro 2024 Qualification: Group H
Finland 2-0 Slovenia
Denmark 1-0 Northern Ireland
San Marino 0-3 Kazakhstan
Euro 2024 Qualification: Group I
Andorra 1-2 Switzerland
Belarus 1-2 Israel
Kosovo 0-0 Romania

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top