Video/ Kombëtarja realizon fotot zyrtare: ja si do të prezantohen kuqezinjtë në Euro 2024

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024 teksa skuadra të martën ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit. I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Euro 2024 po afron dhe aty kuqezinjtë duan të paraqiten sa më dinjitozë jo vetëm në fushën e lojës. Kjo është edhe arsyeja përse një kujdes i veçantë i është dhënë veshjeve me të cilat futbollistët e kombëtares do të prezantohen në Gjermani 2024. Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në Euro 2016, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e ateliesë, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.

Gjithashtu, në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri, ku Presidenti Duka futi në lojë edhe supersticiozitetin. “Bashkëpunimi ka filluar para vitit 2016-të dhe na ka sjell fat për të qenë pjesë e Europianit. Ekipi Kombëtar është veshur me kostumet e Altin Micit në Euro 2016 ka vazhduar akoma më tej. Sot gjatë gjithë ditës ne ja kemi përkushtuar veshjes, megjithëse ky është një event sportiv por padyshim që çdo detaj sado që mund të duket i vogël është i rëndësishëm për një skuadër futbolli. Pra dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm”, theksoi kreu i futbollit shqiptar.

Sakaq, këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024.

Imazhi i Kombëtares ⚫ kurohet sërish nga atelier "Altin Mici"

Nga Austria na vijnë momentet kur tona pozojnë me kostumet zyrtare të Europianit

️ Presidenti Armand Duka dhe Altin Mici kanë folur pas firmosjes së marrëveshjes pic.twitter.com/OwrXdoo7ag
— FSHF (@FSHForg) June 5, 2024

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top