Video/ Kessie vendos El Clasico në të 92′: Real Madrid i anulohet goli, Barca triumfon e arratiset +12

El Clasico i përket Barcelonës, që rrëmben suksesin më të bukur pasi i bëri keq vetes me autogolin e Araujo në minutën e 9′. Real Madrid mposhtet 2-1 falë golave të Sergi Roberto dhe Kessie, autor i golit-fitore në minutën e 92′. Një gol që e çon teknikun Xavi në +12 nga Blancos, dhe efektivisht hipotekon La Liga në favor të blaugranave. Në ndeshjet e tjera, suksese për Real Sociedad dhe Villarreal, ndërsa shembet një Sevilla gjithnjë e më shumë në krizë.

HAKMARRJE NË EL CLASICO
Pas humbjes në ndeshjen e parë (2-1), Barcelona u hakmor në El Clasicon më të rëndësishme. Franck Kessié, vendimtar në Copa del Rey, firmosi 2-1 në kohën shtesë, gjë që i lejoi Xavi një tjetër arrati në La Liga. Fillim i shfrenuar për Blaugranat, që testuan reflekset e Courtois në minutën e 3′, me rastin e parë të firmosur nga Lewandowski. Në minutën e 9′, megjithatë, Real Madrid kalon përpara me një aksion me fat: Araujo shmangu krosin e Vinicius Junior por befasoi ter Stegen, i pafajshëm në këtë rast.

Një El Clasico tepër e luftuar, me Barcelonën tepër të rrezikshme me topat standard. Shansi i dyfishtë për Christensen, i dyti me takë madje, por Courtois ishte gjithnje gati. Presingu i arsyetuar i Blaugranave rezultoi produktiv në minutën e 45′, kur erdhi barazimi 1-1. E frymëzoi Raphinha, me një përpjekje që u përplas te Militão, më pas Sergi Roberto e pati të thjeshtë të shënonte.

 

GOLI I ANULUAR I REAL E AI VENDIMTAR I KESSIE
Në pjesën e dytë ishte Barça që shkoi pranë golit me Lewandowski. Ancelotti luajti kartën Rodrygo dhe braziliani e bëri veten menjëherë të rrezikshëm. “Blancos” gjetën golin e avantazhit në minutën e 80′, por u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje të Asensio. E në minutën e 92′, Camp Nou shpërtheu. Lewandowski nisi kundërsulmin dhe shërbeu me takë për Baldé. Pasimi në qendër për Kessie është një ftesë që mesfushori nuk mund ta refuzonte, duke mposhtur Courtois. Barcelona fiton 2-1, duke u ngritur në 68 pikë. Xavi shkon +12 nga rivalët e mëdhenj. Mbeten edhe 12 javë deri në fund, por Xavi fillon të shijojë fitoren në një La Liga të dominuar.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top