Video/ Kane, dygolëshi që shpëton Tuchel: anglezi i jep fitoren në shtesë Bayern Munich ndaj Leipzig

Në javën e 23 të Bundesligës, Bayern Munich mposhti Leipzig 2-1 dhe u rikthye në -8 pas kryesuesve të Leverkusen. Dygolëshi i Harry Kane ishte vendimtar. Anglezi shënoi në minutën e 56′, pastaj në minutën e 91′ duke anuluar barazimin e përkohshëm të arritur nga Sesko (70′). Në ndeshjet e tjera, ngadalëson Stuttgart: vetëm 1-1 me Koln. Borussia Mönchengladbach mposhti Bochum 5-2, Werder Bremen-Darmstadt dhe Union Berlin-Heidenheim përfunduan në barazim 1-1 dhe 2-2.

Të kapur pas Harry Kane. Në këtë mënyrë Bayern mundi Leipzig 2-1 dhe rikthehet -8 pas Leverkusen. Bavarezët u rikthyen te fitorja dhe duhet të falënderojnë anglezin, i cili përzuri fantazmat nga Allianz Arena në minutën e 91′. Vendasit e nisën mirë me Kane që, pas 5 minutash, goditi shtyllën por vetëm falë ndërhyrjes së Blasëich, i cili u përsërit edhe në fundin e pjesës së parë ndaj ish-lojtarit të Tottenham. Megjithatë, këto janë episode sporadike të një ndeshje që Bayern nuk po jepte ndjesinë se mund ta fitonte qetësisht.

 

E në fakt ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 56′ falë Kane, i cili përfitoi nga goditja e Musiala për të shënuar me një diagonale me të majtën. Në minutën e 70′, megjithatë, erdhi dushi i ftohtë. Sesko, i cili tashmë e kishte vënë në provë Neuer pak pas 1-0, shënoi me një goditje të devijuar nga Goretzka, që nxorri jashtë lojës portierin. U duk një 1-1 i vendosur, por pikërisht në minutën e 91′ Kane shpëtoi Bayern dhe, me siguri, edhe Tuchel. Spond me kokë i Choupo-Moting dhe ish-lojtari i Spurs, nuk gaboi duke çmendur Allianz Arena. Me këtë 2-1, bavarezët marrin frymë: Leverkusen nuk shkëputet asnjë pikë tjetër. Leipzig, megjithatë, mbetet në 40 dhe zbret në -7 nga vendi i tretë Stuttgart, me vendin e katërt Dortmund që mund të fluturojë në +4.

Bundesliga Germany

Union Berlin 2-2 FC Heidenheim
VfB Stuttgart 1-1 FC Cologne
Werder Bremen 1-1 Darmstadt
Borussia Monchengladbach 5-2 Bochum
Bayern Munich 2-1 RB Leipzig

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top