Video/ Juventus, sa vuajtje për tu kthyer të fitorja: Rugani rrëzon në shtesë Frosinonen

Juventus mposhti 3-2 Frosinonen në ndeshjen e drekës së javës së 26 të kampionatit dhe rifitoi tre pikët pas 4 ndeshjesh pa fitore. Bardhezinjtë e zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 3′ me Vlahovic, por u arritën dhe u tejkaluan me golat e Cheddira (14′) dhe Brescianini (27′). Dy gabime të rënda në mbrojtje që i kushtuan përmbysjen teknikut Allegri, që ndryshe nga sa mendohej u rreshtua edhe njëherë me të preferuarin 3-5-2. Vlahovic mendoi të mbante në këmbë skuadrën e Max Allegri, duke shënuar dygolëshin personal në minutën e 32′.

Në pjesën e dytë vendasit u përpoqën të bënin presion, por e bënë këtë në mënyrë të çorganizuar dhe joefektive. Për fatin e tyre, në sulmin e fundit u shpërblyen me devijimin e mbrojtësit Rugani në zhvillimet e një goditje këndi. Allegri mund të marrë frymë përsëri.

 

 

Në frymën e fundit Juventus rikthehet te fitorja. Në Allianz Stadium përfundoi 3-2 kundër Frosinones. Bardhezinjtë ndërprenë kështu serinë e katër ndeshjeve radhazi pa gëzimin e tre pikëve dhe konsoliduan vendin e dytë, me 57 pikë. Në Torino vendasit kaluan në avantazh në minutën e 3′ me Vlahovic dhe më pas pësuan një parakalim befasues nga Frosinone. Cheddira shënoi në minutën e 14′ dhe Brescianini në minutën e 27′. Barazimi erdhi edhe njëherë nga i zakonshmi Vlahovic, në minutën e 32′. Golin e fitores e shënoi Rugani në minutën e 95′, atëherë kur as vetë Allegi nuk po shpresonte më.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top