Video/ Juventus rrëmben derbin me topa inaktivë: dy herë në avantazh Torino përmbyset nga ish-mbrojtësi

Juventus mposhti 4-2 Torinon në javën e 24 të Serie A, duke u shkëputur nga granatat në renditje. Bardhezinjtë arrijnë tashmë Bolonjën në vendin e shtatë. Derby della Mole spektakolar plot gola dhe rikthime. Torino kaloi dy herë përpara në pjesën e parë, me Karamoh në minutën e 2′ dhe Sanabria në të 43′. Bardhezinjtë rikuperuan fillimisht nga Cuadrado, me një diagonale fituese në të 16′ dhe pastaj me Danilo në të 46′ në zhvillimet e një goditje këndi. Topat inaktivë vrastar për granatat e Juric, që u ndëshkuan sërish nga një goditje këndi në minutën e 71′. Ish-mbrojtësi i tyre Bremer, tashmë me bardhezinjtë, ka përmbysur rezultatin. Pastaj në minutën e 81′ Rabiot firmosi pokerin, në një goditje dënimi të Kostic.

 

POKER E RIKTHIME BARDHEZI

Derbi piroteknik. Katër gola në pjesën e parë (dy në secilën anë) dhe dy në pjesën e dytë (të dy Juventus). Torino kaloi dy herë në epërsi (menjëherë Karamoh dhe më pas Sanabria). Granatat treguan futboll të shkëlqyer për periudha të gjata, falë cilësisë së Ilic, por Juventus nuk u dorëzua kurrë. E në fund, pasi shkoi dy herë poshtë në 45’minutat e para, skuadra e teknikut Allegri fitoi 4-2 në pjesën e dytë. Përmbysje e garantuar edhe falë energjisë së rikthimit të Paul Pogba e më pas edhe Bonucci.

Hyrja e Oktapodit, që debutoi me fanellën bardhezi pas 8 muajsh për shkak të operacionit në meniskun e jashtëm të gjurit të djathtë, transformoi ekipin dhe stadiumin. Pasoja është 3-2 i ish-torinezit Bremer dhe goditja përfundimtare e Rabiot (4-2). Fitorja në derbi e lejon Juventus të arrijë Bologna me 35 pikë. Tani bardhezinjtë, pavarësisht penalitetit (-15), janë gjashtë pikë prapa Atalantës së vendit të gjashtë. Më larg zona Champions, -10 nga Lazio e vendit të katërt.

Video/ Super Muçi, dygolësh që shemb Aston Villa: Ranieri nuk i mjafton Fiorentinës, 2-2 ndaj Genk

Video/ Adama Traoré gabon golin e pamundur për ta gabuar: nga dy hapa larg, me portën bosh

Video/ Messi tremb tifozët e Miami me fjalët që i përshpërit Insignes: leximi i buzëve tregon çfarë i thotë

Jude Bellingham, përtej çdo parashikimi: 6 gola në 6 ndeshje e bëjnë Real Madrid të fluturojë

Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top