Video/ Juventus pushton Gewiss stadium: me Iling e Vlahovic bardhezinjtë fluturojnë në vendin e dytë

Në ndeshjen e drekës së javës së 34 të Serie A, Juventus mundi 2-0 Atalantën, duke kaluar Lazion në vendin e dytë. Bardhezinjtë vendosin një hipotekë serioze për kualifikimin e radhës për në Champions League. Në anën tjetër, ku është një objektiv që Dea e sheh pothuajse të zhdukur. Për Atalantën është ende përballja direkte me Inter në vendin e katërt, por të besuarit e Gasperini janë 5 pikë prapa. Kopertina në stadiumin Gewiss është e gjitha për Samuel Iling-Junior. Anësori i lindur në vitin 2003 u preferua nga Allegri nga minuta e parë në vend të Kostic. Sulmuesi anglez e nisi aksionin dhe e mbylli po vetë me golin e parë bardhezi në minutën e 56′. Në minutën e 98′ pastaj, Vlahovic dyfishoi rezultatin në kundërsulm. Atalanta mund të ketë keqardhjen e dy shtyllave të goditura nga Scalvini në pjesën e parë dhe Zappacosta në finale.

Allegri buzëqesh dhe ia rrëmben Atalantës tre pikët. Goli i anglezit Samuel Iling, 19 vjeç, titullar dhe protagonist në pjesën e dytë, i hapi rrugën suksesit bardhezi. Pastaj Dusan Vlahovic, që u aktivizua në finale, e shënoi në minutën e 9 shtesë siguroi që nga Bergamo Juventus të dilte me 3 pikë. Iling, ish-lojtari i Chelsea, bëri gjithcka vetë. Rikuperon një top dhe më pas u fut në zonë duke mposhtur portierin zikaltër. Seria pozitive e Atalantës përfundon me tre fitore radhazi.

THIRRJET RACISTE KUNDËR VLAHOVIC
Në fund shtylla e Zappacosta, pas një pritjeje të Szczesny në goditjen e dënimit të Koopmeiners, iluzionoi vendasit. Nota negative në Bergamo ishin thirrjet raciste kundër Vlahovic, që detyruan arbitrin Doveri të ndërpriste për disa minuta takimin. Serbi pastaj i dëshkoi me golin e dytë në minutën e fundit shtesë. Gasperini aktualisht është i gjashti me pikë të barabarta me Romën (58). Nga ana tjetër, Allegri kaloi Lazio dhe u ngjit i vetëm në vendin e dytë, me 64 pikë.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top