Video/ Juventus pothuaj e ‘fali’, Chiesa shkëlqen te Liverpool: “Bukur ta shohësh në këtë formë”

Federico Chiesa më në fund po buzëqesh sërish në fushë. Pas një vere të ndërlikuar mes Kampionatit Evropian dhe merkatos së transferimeve, me Juventus që e detyroi lojtarin të largohej nga Torino, italiani u transferua në Liverpool në kërkim të një rinisjeje. Arne Slot, i cili e aktivizoi gradualisht në daljet e para, i dha fanellën e titullarit në ndeshjen e luajtur dhe të fituar nga Reds me rezultatin 5-1 ndaj Ëest Ham në Carabao Cup. E ish-lojtari i bardhezinjve u përgjigj prezent. Pothuajse një orë lojë, një asist akrobatik për golin e barazimit momental të Diego Jota dhe shumë ide të mira që e bënë të vihej në evidencë.

Performanca e Chiesa nuk kaloi pa u vënë re as nga tekniku i Liverpool, Slot në pas-ndeshjen e Anfield: “Isha i lumtur që e pashë të luante për një orë, duke qenë se ai ka luajtur shumë pak muajt e fundit – ishin fjalët e 46-vjeçarit holandez -. Ai dhuroi një asist dhe punoi shumë. Tani synimi i tij duhet të jetë të gjejë gjendjen më të mirë dhe gjithashtu të mësohet me një stil loje që është plotësisht i ri për të. Në total ishte bukur ta shihja në këtë formë: mund ta përdorim plotësisht nëse dë të jetë e nevojshme”. Në ndeshjen kundër Hammers të një Lopetegui pak të thuash në krizë, Federico Chiesa krijoi dy raste shënimi dhe preku 22 topa.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top