Video/ Juve, çfarë po ndodh me Vlahovic? Misteri i buzëqeshjes pas golit të Milan

Nuk ishte më i miri i Juventus; përkundrazi, deri sa ishte në fushë, ndoshta ishte më i dobëti. Por kur Thiago Motta vendosi ta zëvendësojë, Juventus u shemb. Kjo sepse Dusan Vlahovic, edhe pse në tre muajt e fundit ka shënuar “vetëm” gjashtë gola, është qendërsulmuesi që i ofron ekipit shpejtësi, forcë dhe fizicitet. Me largimin e tij ndodhi përmbysja e Milan dhe kamerat, në momentin e dyfishimit të rezultatit nga kuqezinjtë – që dërgoi skuadrën e Conceicao në finale – e kapën atë duke mbajtur dorën përpara gojës, dukej sikur po buzëqeshte.

Në të vërtetë, imazhi i ngrirë i kapur nga televizionet dhe rrjetet sociale nuk i bën drejtësi Dusan, i cili përkundrazi ishte ndër më të tronditurit në momentin e eliminimit të Juventus.

Buzëqeshja e Vlahovic, rrjetet sociale tërbohen
Si gjithmonë në raste të tilla, rrjetet sociale u ndanë. Disa janë të zemëruar: “Buzëqeshja është e qartë, edhe pse ai përpiqet ta fshehë,” ndërsa të tjerët e mbrojnë sulmuesin: “Një fragment dysekondësh, jeni dashakeqës.” E vërteta është që Vlahovic, ashtu si gjithë Juventusi, nuk po kalon një moment të mirë, dhe rasti i humbur mbrëmë në fillim të pjesës së dytë – që do të kishte vulosur ndeshjen, gjysmëfinalen dhe kualifikimin – është dëshmia e qartë: pas një asistimi perfekt nga Yildiz, ai e hapi shumë këmbën e majtë dhe e çoi topin jashtë.

Në dhjetor kishte shënuar tre herë radhazi (kundër Manchester City, Venezia dhe Cagliari), por duket ende shumë i izoluar, i lodhur dhe “i rënduar”. Jo fizikisht, por emocionalisht, sikur të ndjejë mbi vete peshën jo vetëm të sulmit, por të gjithë Juventusit. Ja pse, pavarësisht zhurmave në rrjetet sociale, ai nuk kishte dhe nuk ka asnjë arsye për të qeshur.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top