Video/ “Ju kam gënjyer”. Fjalimi i Ancelotti pas Barça-Real 0-4: një oshëtimë shkundi dhomat e zhveshjes

Pas triumfit, edhe një fjalim. Pasi përmbysi Barcelonën në Clasico, duke rrëmbyer finalen e Kupës së Mbretit, Carlo Ancelotti e vazhdoi spektaklin në dhomat e zhveshjes. Real Madrid mposhti katalanasit 0-4 në Camp Nou, duke përmbysur 1-0 e ndeshjes së parë e tekniku ka patur një fjalë edhe për të tijtë. Fjalimi i tij i bëri lojtarët të shpërthenin në eufori. Mes lojtarëve të Real Madrid pati heshtje teksa trajneri italian fliste në dhomën e zhveshjes pas fitores së pabesueshme në El Clasico të Kupës.

 

Me kthimin në dhomat e zhveshjes, lojtarët e Real festuan, duke kërcyer dhe duke bërtitur euforikë se kishin shkatërruar rivalët e tyre të mëdhenj në shtëpi. Benzema në veçanti ishte më i gëzuari, duke pasur parasysh trigolëshin që e bën atë vetëm lojtarin e dytë madrilen që shënon tre gola ndaj Barças pas Puskas.

 

FJALIMI I TEKNIKUT ANCELOTTI
Në dhomat e zhveshjes, Ancelotti u lëshua plotësisht, duke bërë shaka me skuadrën e tij: “Së pari, jam krenar që shoh ndeshje të tilla. E dyta është se ju kam gënjyer, nuk ishte një finale. Ishte një gënjeshtër, ishte një gjysmëfinale dhe finalen duhet ende ta luajmë. Gjëja e fundit është që nesër do të keni një ditë pushim”. Kështu nisën festimet, si për goleadën ndaj Barçës. Por mbi të gjitha për ditën e pushimit të dhënë nga Don Carlo.

Pas fjalisë së fundit, skuadra shpërtheu në një britmë festimi që tronditi të gjithë dhomën e zhveshjes. Kryesisht për ditën e pushimit të merituar që trajneri i dha ekipit. Një shpërblim për një paraqitje historike.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top