Video/ Joel i jep fitoren Egnatias, Dobjani e mbron: kampionët mposhtin Vikingur në Islandë

Një fitoren minimale në Islandë, por mjaftueshëm për ti dhënë shpresa të mëdha kampionëve të Shqipërisë për një kualifikim në raundin e dytë të Conference League. Egnatia mposhti 0-1 Vikingur Rejkjavik, me një gol të shënuar nga Joel.

Teknikut Tetova i ishin rikthyer lojtarët e pezulluar si Ndreca, por zbriti në fushë pa të larguarit e merkatos, Sherri e Ibrahimoglu. Megjithatë, Egnatia kishte stabilitet dhe ekuilibër, e ndihmuar edhe nga një debutim më shumë se pozitiv i Ilir Dobjanit në portë. Portieri ishte i pakalueshëm në ndeshjen e tij të parë në Europë, duke ndalur çdo goditje drejt portës. Dobjani praktikisht bëri të mos ndihet ikja e Sherrit, që tashmë është pjesë e Cagliarit në Serie A.

Sidoqoftë, ndeshjen në Islandë e vendosi Joel, që shfrytëzoi një pasiguri të portierit vendas, duke shtyrë topin në rrjetë për avantazhin e rrogozhinasve në pjesën e parë. Tetova u mundua të adminstronte rezultatin dhe ja doli, me ndonjë ndihmë edhe të portierit, tepër të vëmendshëm ndaj situatave të lojës.

Lexo më tej: Video/ Nuk ka hakmarrje, Iberia ka arbitrin me vete: penallti e gol i parregullt, dorëzohet Partizani

Kështu, Egnatia merr një rezultat 0-1 në shtëpinë e kundërshtarit, që i jep shpresa të mëdha për kualifikimin në Conference League. Sidoqoftë, kthimi në 1 gusht do të tregojë nëse Egnatia do mundet të shkojë në raundin e tretë të kompeticionit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top