Video/ Jashtë krizës për 30 minuta: super Milan, me Venezian përfundon me poker

Në gjysmë ore, Milan fshiu tre ndeshje, dy javë pauzë dhe dy minuta kontestime, me autobusin e ekipit të bllokuar përpara Curva Sud përpara se të hynte në San Siro. Pas dy minutash shënoi Theo Hernandez, më pas Gabbia dhe dy penallti, të realizuara nga Pulisic dhe Abraham. Të gjitha në më pak se 30 minuta. Përfundon kështu, 4-0: është fitorja e parë për kuqezinjtë e për teknikun Fonseca, i cili i jep vetes dy ditë qetësi në përgatitje për ndeshjen kundër Liverpool të martën.

Milani mposhti Venezian 4-0 në ndeshjen e javës së katërt të Serie A, duke arritur suksesin e parë të sezonit, si dhe të parin e epokës së teknikut Fonseca. Tepër e lehtë në San Siro për kuqezinjtë, të cilët e thyen ngërçin në minutën e 2′ me golin e Theo Hernandez. Francezi përfitoi nga ngatërresa e Joronen, por Milan dyfishoi epërsinë e tyre tashmë në minutën e 16′ me Fofana, pas një goditje nga këndi.

Mes minutave 25 dhe 29 dy penallti radhazi i dhanë fund ndeshjes pas më pak se gjysmë ore. E para u shndërrua në gol nga Pulisic, e dyta nga Abraham. Pjesa e dytë ishte një administrim i pastër rezultati, me Milan që kurseu energji për ndeshjen e Champions. I favorizoi natyrisht edhe fakti që lagunarët e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë, për shkak të përjashtimit të Nicolussi Caviglia. Tani vjen Liverpool e pastaj derbi: dy ngjarje kyçe për të treguar nëse ky është Milani i vërtetë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top