Video/ Janaqi shtyn shtyn Erzenin -1 nga Kategoria e Parë: Skënderbeu fiton 1-0 dhe ulet në divan për derbin

Ajo për vendin e katërt është duke u kthyer në garën më interesante të kampionatit, e bashkë me atë të playout, të vetmet intriguese të sezonit të rregullt. Skënderbeu thyen 1-0 Erzenin në javën e 33 të Superiores dhe arrin Dinamon në vendin e katërt me 47 pikë. Janaqi dënoi shijakasit, tani -1 nga rënia matematikisht nga kategoria dhe tani korçarët mund të ulen të shohin me interes derbin kryeqytetas Tirana-Partizani nesër.

Video/ Goli i Janaqit

Asgjë për të bërë për të besuarit e teknikut Deliallisi të goditur shumë shpejt në Korçë. Në fakt, sfida u vendos që në minutën e 7′ nga Janaqi, që kaloi Skënderbeun në avantazh. Reagimi i shijakasve me Asanin e Mihanën u përplas te portieri Alia. Pritjen më të mirë portieri i korcarëve e bëri në minutën e 33, pikërisht ndaj Mihanës, ndërsa ishte i vëmendshëm edhe 2 minuta nga fundi në tentativën e Kacbufit.

Skënderbeu mori masat në pjesën e dytë dhe tronditi traversën me Rashicën në minutën e 63′. Gjërat u vështirësuan shumë për Erzenin pesë minuta më vonë, kur Deliallisi mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Mëllugjës. Ndërhyrja e ashpër ndaj Merlim nuk u tolerua nga Rusta që i tregoi kartonin e kuq. Edhe në inferioritet, Erzeni shkoi pranë barazimit në minutën e 85′ kur Zeka humbi një rast ideal. Me këtë fitore Skënderbeu është në lojë për një vend në katërshe, ndërsa Erzeni pret vetëm matematikën për rënien nga Kategoria.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top