Video/ “Ishte penallti ndaj Alcaraz”: Juventus i tërbuar me arbitrin Piccinini, edhe për penalltinë kundër Bremer

Drejtimi i arbitrit Piccinini nuk i ka pëlqyer Juventus, por duhet thënë se edhe Cagliari ka pakënaqsitë e tij. Bardhezinjtë nuk janë dakord me penalltinë që hapi ndeshjen, për një prekje me dorë të Bremer: “Po prishim lojën, ky nuk është futboll”, ishte komenti i referuar ndërhyjes së brazilinit, qëu godit në dorë nga topi, kur ishte me shpinë. Pretendimi ishte se dora e lojtarit ishte ngritur lart në momentin e rënies së lojtarit, që kishte kërcyer për të goditur topin.

Danilo, megjithatë, ngre zërin mbi një penallti të padhënë për një goditje me bërryl të Mina ndaj Alcaraz: “Për mendimin tim është shumë e qartë, ky është një gabim vërtet i madh”, tha ai për Sky. Bërryli në vetull i kushtoi dy qepje ish-mesfushorit të Southhampton. Bardhezinjtë akuzojnë arbitrin Piccinini, që nuk ishte i verbër në këtë rast, por edhe VAR që heshti, pa e thirrur arbitrin të rishohë pamjet.

Kapiteni i Cagliari Nandez kishte pretendimin e tij. Sipas lojtarit nuk kishte një faull ndaj Chiesa, në faullin e akorduar nga ku Vlahovic shënoi golin e parë për bardhezinjtë, që e bëri rezultatin 2-1: “Më vjen shumë keq, ai ndaj Chiesa nuk është kurrë faull. Nuk kishte faull, por ky është futbolli. Pak mund të bësh në këtë rast. Më vjen keq sepse për mua kishte shumë rëndësi. Nuk kishte asnjë kontakt, Chiesa bërtiti, por nuk e preka”. Kështu mesfushori i Cagliarit Nahitan Nandez foli për Dazn në lidhje me episodin e goditjes së lirë që më pas çoi në golin e Vlahovic.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top