Video/ Inter shumë i mirë për Serie A: në Bolonja vendos Bisseck, +18 nga Juventus e titulli në dorë

Inter fikson suksesin e dhjetë radhazi në kampionat duke thyer 1-0 në transfertë Bolonjën, në ndeshjen e javës së 28 të Serie A. Në Dall’Ara, një fushë e vështirë e viteve të fundit për zikaltrit, djemtë e teknikut Inzaghi vazhdojnë momentin e shkëlqyer që i bën ata të konsolidojnë gjithnjë e më shumë epërsinë në renditje, me një +18 ndaj Juventus në pritje të ndeshjes së bardhezinjve kundër Atalantës. Ndeshjen e vendosi Bisseck (37′) me një goditje me kokë, në asistin e Bastonit, që befasoi kuqeblutë. Zikaltrit u treguan të kujdesshëm më pas në pjesën e dytë për të kufizuar zotërimin e topit të lojtarëve të Motta që u bënë agresivë në fund pa mundur të ndryshojnë fatin e ndeshjes. Pas gjashtë sukseseve radhazi, Bolonjës iu desh t’i dorëzohej kryesuesve të kampionatit, gjithnjë e më shumë në arrati drejt yllit të dytë.

Inter kalon edhe në Bolonja, arrin fitoren numër 13 nga 13 takime në 2024 (10 radhazi në Serie A) dhe shkon +18 ndaj Juventus. Titulli kampion po afrohet gjithnjë e më shumë, madje para kësaj është ndeshja e kthimit e 1/8 e Champions League të mërkurën kundër Atletico Madridit. Në Dall’Ara vendosi goli i Bisseck, me një goditje me kokë në pjesën e parë. Edhe një herë Sommer mbeti i pamposhtur. Inzaghi mund të buzëqeshë: do të shkojë në Metropolitano me shpirt të lartë, pasi mundi një kundërshtar që vinte nga 6 fitore radhazi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top