Video/ Inter sheh çerekfinalen: zikaltrit bastisin Roterdamin me Thuram e Lautaro

Në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League, Inter mposhti 2-0 Feyenoord në “De Kuip” të Roterdamit. Në ndeshjen ku Kristjan Asllani e nisi titullar, avantazhi erdhi në minutën e 38′ me Thuram. Francezi shënoi me një goditje me të jashtmen pas një asisti të Barella. Goli i dytë u realizua nga Lautaro Martinez në minutën e 50′, ndërsa në të 65′, Zielinski pati mundësinë të vuloste sfidën, por gaboi nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të akorduar me ndërhyrjen e VAR. Ndeshja e kthimit do të luhet më 11 mars në “San Siro”.

Tre mesazhe nga “Vaska” e Roterdamit

Në “Vaskën” e Roterdamit, siç quhet stadiumi “De Kuip”, notojnë tre mesazhe në shishe: një për Lilian Thuram, një tjetër për Sandro Mazzola dhe i fundit, më i rëndësishmi, për të gjithë pjesëmarrësit në Champions League. Inter shënoi dy herë ndaj Feyenoord dhe hodhi një hap drejt çerekfinaleve, duke konfirmuar mbrojtjen më të mirë në Evropë: vetëm një gol i pësuar në nëntë ndeshje.

 

Ndërkohë, dyshja e sulmit la gjurmën e saj në histori: Marcus Thuram shënoi në të njëjtin stadium ku babai i tij triumfoi në Euro 2000, ndërsa Lautaro kaloi legjendën Sandro Mazzolan dhe u bë golashënuesi më i mirë i Inter në këtë kompeticion me 18 gola. Ishte një ndeshje e vështirë, veçanërisht në çerekun e parë të saj, por u rikthye në favor të zikaltërve falë dyshes Lautaro-Thuram, të cilët shënuan për herë të parë së bashku në Champions. Nota e vetme negative: penalltia e humbur nga Zielinski.

Lautaro, shënuesi më i mirë në Champions

Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë historinë me Inter. Me golin e tij ndaj Feyenoord, kapiteni argjentinas u bë golashënuesi më i mirë i zikaltërve në Champions League/Kupën e Kampionëve, duke arritur kuotën e 18 golave, një më shumë se legjenda Sandro Mazzola. Lautaro gjithashtu vendosi rekordin e tij personal për numrin më të lartë të golave në një edicion të vetëm të Champions, duke shënuar gjashtë herë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top