Video/ Inter frikëson kampionatin; Lazio dërrmohet me 6 gola, mesazhi për të gjithë

Pas fitoreve të Atalantës dhe Napolit, Inter përgjigjet fuqishëm në kreun e renditjes. Në ndeshjen e fundit të javës së 16-të të Serie A, skuadra e teknikut Inzaghi mposhti Lazio me rezultatin e thellë 6-0, duke u shkëputur në klasifikim nga bardhekaltërit dhe Fiorentina, dhe duke u ngjitur e vetme në vendin e tretë me 34 pikë.

Në “Olimpico”, në pjesën e parë, skuadra e teknikut Baroni dominoi deri në minutën e 30′, por më pas Calhanoglu (41’) zhbllokoi ndeshjen nga pika e penalltisë, pas një prekjeje me dorë në zonë nga Gigot. Para pushimit Dimarco (45’) dyfishoi rezultatin pas një asisti perfekt nga Dumfries. Këto gola thyen ndeshjen dhe e vendosën atë në favor të zikaltërve. Në pjesën e dytë, Inter vazhdoi me presion dhe thelloi rezultatin falë një super goli nga Barella (51’), një goditje të fuqishme me kokë nga Dumfries (53’), një aksioni të shkëlqyer nga Carlos Augusto (77’) dhe një lëvizje individuale të Thuram (90’).

 

Rruga u lehtësua nga një paraqitje katastrofike e Gigot, por Interi ishte i shkëlqyer në shfrytëzimin e rasteve. Në “Olimpico”, prekja e topit me dorë nga qendërmbrojtësi i Lazio i dhuroi Calhanoglus penalltinë e avantazhit, ndërsa goli i Dimarcos në fund të pjesës së parë e orientoi ndeshjen. Në pjesën e dytë, eurogoli i Barella, goli me kokë i Dumfries dhe finalizimi i Carlos Augusto vulosën triumfin, përpara se Thuram t’i bashkohej festës. Inter tregoi forcën e tij, mposhti Lazion 6-0 në “Olimpico” dhe i vendosi një presion të jashtëzakonshëm Atalantës, që tani është vetëm 3 pikë larg, ndërsa zikaltërit kanë ende një ndeshje të prapambetur kundër Fiorentinës për të luajtur.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top