Natë e çmendur për Victor Osimhen në Nigeri. Sulmuesi i Napolit u largua shumë më herët nga qyteti nën Vezuv në drejtim të kombit të tij. Me Kombëtaren e Nigerisë ai do të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Osimhen ka përfituar edhe nga skualifikimi në Serie A, duke qenë se u përjashtua në ndeshjen kundër Romës. Në këtë pikë nigeriani është larguar para kohe, por në Napoli ka tërhequ vëmendjen sjellja e tij në Nigeri.
Osimhen ka festuar natën e Vitit të Ri dhe ditëlindjen e tij të 25 më 29 dhjetor. Qendërsulmuesi u pikas në një klub nate në Lagos ku u filmua në disa video duke hedhur para false ndaj të pranishmëve.
Kjo nuk është hera e parë që Osimhen “tallet” me paratë. Kishte ndodhur tashmë në vitin 2021 kur, mes të periudhës së Covid. Atëherë ai mori pjesë në një festë pa maskë dhe më pas u infektua nga virusi.