Video/ “I la vetë golin, për fanellën”: portieri i Ekuadorit Galíndez nën akuzë se i bëri një favor Messit

Shi kritikash dhe ofendimesh për shkëmbimin e fanellave me Lionel Messi në fund të ndeshjes. Protagonist i historisë është Hernán Galíndez, portieri i Ekuadorit, i akuzuar në rrjetet sociale nga disa tifozë se ka pësuar vullnetarisht golin nga Pleshti në humbjen (1-0) ndaj Albicelste. Gjithçka për shkak të rrënjëve të portierit, i cili ka origjinë argjentinase dhe është rritur në Rosario, vendlindja e Leo Messi.

FYERJE DHE KRITIKA PËR SHKËMBIMIN E FANELLËS
Galíndez, në fund të ndeshjes kundër Argjentinës, e gjeti llogarinë e tij në Instagram të përmbytur me ofendime dhe kritika. “Ke pësuar gol qëllimisht nga shoku yt”, “Çfarë bën në kombëtaren e Ekuadorit, duhet të luash te një tjetër, me uniformën bardheblu”, “Por fanellën e ndërrove me Messin, eh.. . “. E gjitha kjo vetëm se pësoi një gol me goditje dënimi nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë. Këta tifozë në fakt kanë vënë në dyshim ndershmërinë e portierit. Sipas versionit të tyre, Galíndez e ka pësuar golin me vullnetin e tij të lirë. Prakitkisht e ka dënuar Ekuadorin me humbje, për shkak të origjinës së tij argjentinase. Megjithatë, duke gjykuar nga ekzekutimi i Messit, nuk duket se mund të ishte bërë më shumë…

https://x.com/iwaeni_tosin/status/1699968938191262103?s=20

GALÍNDEZ: “MË THANË SE KAM LEJUAR GOLIN ME QËLLIM”
Portieri ekuadorian, siç raporton Il Corriere dello Sport, shprehet kështu: “Më thanë që e lashë vetë golin. Më akuzuan se nuk jam i lidhur me fanellën dhe për këtë arsye e ndërrove me Messin pas një humbje. Më dhemb kur dëgjova që nuk e dua këtë vend. Jetoj prej 12 vjetësh ne Ekuador dhe mendoj se kam treguar shumë respekt dhe dashuri. Por gjithmonë më thonë që nuk kam lindur këtu. Kam luftuar shumë për të qenë ekuadorian, nuk do ta harroj kurrë ditën kur ia dola”. Me sa duket, megjithatë, për dikë të pësojë një gol nga një goditje dënimi nga Messi e të shkëmbejë fanellën me të, është e barabartë me pranimin e fajit…

https://x.com/FCBAlbiceleste/status/1699969935110230341?s=20

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top