Video/ Holanda fitore zemre, përmbys Turqinë me De Vrij e Gakpo: në gjysëmfinale e pret Anglia

Holanda nuk zhgënjen pritshmëritë dhe mbërrin në gjysëmfinale të Euro 2024, duke mposhtu 2-1 Turqinë. Një fitore me përmbysje e të besuarve të Koeman, që u befasuan nga avantazhi i Akaydin dhe rrezikuan edhe të pësonin të dytin. Tulipanët pastaj ngritën lojën dhe barazuan me De Vrij dhe kompletuan përmbysjen me golin e Cody Gakpo, që kryeson renditjen e golashënuesve me 4 gola në 5 ndeshje.

Holanda e nisi fort me Depay që rrezikoi që në minutën e parë, pa gjetur kuadratin. Turqia nuk qendroi të bënte spektatorin, por u përgjigj me Ozcan në të 11’, po që nuk është se kishte shënjestër më të mirë. Sidoqoftë, ndeshje ndryshoi ritëm në minutën e 35’ kur u zhbllokua sfida. Akaydin shënoi golin e avantazhit për të besuarit e teknikut Montella, duke shtangur Oranje.

Në pjesën e dytë Koeman ndryshoi duke hedhur në fushë Weghorst, për ti dhënë peshë sulmit dhe në të 51’ pikërisht shtatlarti uli topin për Depay që nuk arriti të shënojë. Presioni u rrit, por Guler frikësoi tulipanët në minutën e 55’ kur goditja e dënimit preku shtyllën. Turqit pranë dyfishimit edhe në të 65′ por Weghorst shpëtoi skuadrën, duke larguar topin nga këmbët e sulmuesit turk në momentin e fundit. E atëherë erdhën 6 minutat fatale për teknikun Montella. De Vrij barazoi me kokë i lënë i lirë në qendër të zonës në minutën e 70’ dhe në të 76’ Gakpo, duke i vjedhur kohën mbrojtësit, e detyroi të shënonte autogol. Holanda shkon e përpiktë në takimin me Anglinë. Turqia del nga turneu, por e bindur se bëri gjithcka mundi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top