Video/ “He’s f*****g back”: fjalët e Colwill për Brojën entuziazmojnë tifozët e Chelsea

Impakti i Armando Brojës te Chelsea ishte fantastik. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i rikthyer titullar pas gati një viti, si pasojë e dëmtimit të rëndë, shënoi gol dhe impresionoi teknikun Pochettino me lojën e treguar. Shkodrani u duartrokit nga tifozët gjatë daljes nga fusha, por entuziazmin e rikthimit të tij e kanë ndjerë edhe vetë lojtarët e Chelsea. Levy Colwill nuk e ka përmbajtur kënaqësinë për lojën e Brojës dhe kthimin e tij në forcë.

22 vjeçari u rikthye te goli pas plot 359 ditësh, duke mposhtur portierin e Fulham në minutën e 20’, për golin që vulosi suksesin 0-2 të Blues në derbin e Londrës. Vetëm dy minuta më parë, Colwill kishte dhënë një asist për golin e parë të Mudryk. Broja doli nga fusha në minutën e 65′, pasi ndjeu një shqetësim muskular. Asgjë serioze e në fund ai u bashkua me lojtarët në përshëndetjen për tifozët.

E ndërsa duartokisnin ata që kishin ndjekur ndeshjen në Craven Cottage Levy Colwill, nuk i fshehu emocionet. “Broja, ai u kthye (He’s f*****g back)”, fjalë që bënë të buzëqeshte edhe sulmuesin shqiptar. Chelsea duket se ka gjetur sulmuesin që mund t’i japë një shkundje sezonit të nisur aspak mirë të londinezëve.

 

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top