Manchester City mbetet me pikë të plota dhe vazhdon fluturimin, edhe në javën e katërt të Premier League. Citizens vijnë nga disavantazhi për të mundur Brentford 2-1 falë të zakonshmit Erling Haaland. Norvegjezi është një cyborg i vërtetë me 9 golat e shënuar në 4 ndeshjet e para. Ndërkohë, mbërrin humbja e parë për Liverpool, që dorëzohet ndaj Nottingham Forest 1-0 në Anfield. Buzëqesh United, që vuan por më pas mposht lehtësisht Southampton 3-0. Ndahen në barazim ndeshjet Fulham-West Ham (1-1), Crystal Palace-Leicester (2-2) dhe Brighton-Ipswich (0-0).
MANCHESTER CITY-BRENTFORD 2-1
Haaland jep spektakël edhe një herë: Manchester City rikthehet e mposhti Brentford 2-1. Dush i ftohtë në fillim për teknikun Guardiola, me Wissa, që pas 22 sekondash përfitoi nga një largim i dobët i Ederson dhe shënoi me kokë golin e 1-0. Vendasit nuk e lanë veten të dekurajohen dhe në minutën e 19′ mbërriti barazimi: aksion këmbëngulës në zonë, me Haaland që nga hiçi goditi me të djathtën për të bërë 1-1. Pak më vonë, në gjysmë ore lojë, vjen përmbysja: top i gjatë i Ederson dhe Haaland, pasi i rezistoi sulmit të mbrojtësit, fluturoi drejt portës dhe finalizoi me një prekje delikate, për dygolëshin e tij personal.
Në pjesën e dytë, Citizens administruan thuajse me komoditet avantazhin, duke qëndruar të ekuilibruar në fushë dhe duke shtyrë pa furi. Bees u përpoqën me ndrojtje të barazonin, por në bilbilin e fundit tabela e rezultateve vazhdoi të shënojë 2-1. Me këtë fitore Manchester City fluturon në krye me 12 pikë, ende me pikë të plota. Brentford, ndëkohë, mbetet i mbërthyer në 6, për momentin i teti.
Premier League England
Southampton 0-3 Manchester United
Brighton 0-0 Ipswich Town
Crystal Palace 2-2 Leicester City
Fulham 1-1 West Ham United
Liverpool 0-1 Nottingham Forest
Manchester City 2-1 Brentford