Video/ Haaland i frikshëm, poker në City-Wolves 5-1: i pari Arsenal, fitues mes polemikave në Londër

Spektakolare gara për titull në Premier League. Edhe një herë, Manchester City iu përgjigj menjëherë Arsenal, me një sukses 5-1 ndaj Wolverhampton në Etihad. Dominim total i Citizens që në fillim, me portokallitë të mbyllur në gjysmën e tyre të fushës. Në minutën e 12’ ishte 1-0 menjëherë, me Haaland që nuk gaboi nga njëmbëdhjetë metra dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh. Skuadra e Guardiolës nuk ndalet, por as sulmuesi norvegjez. Në minutën e 35’ krosimi i Rodri gjeti golin me kokë të golashënuesit më të mirë të Premier League, i cili shënoi edhe të dytin personal. Në fund të dyzet e pesë minutave të para, Haaland shënon gjithashtu trigolëshin e tij, duke transformuar (pas një kontrolli VAR) një tjetër penallti.

 

Në fillim të pjesës së dytë skuadra e O’Neil e ngushtoi diferencën, me golin e Hwang në minutën e 53’. Rikthim në vazhdim? Jo, nuk bëhej fjalë, sepse as edhe një minutë më vonë Haaland shënoi pokerin (personal dhe ekipor), me një asist të Phil Foden. Supremacia e Manchester City është totale, me golin e pestë në ajër në më shumë se një rast. Pesëshja mbërriti në minutën e 85’, me Rodri që shërbeu asistin e dytë të ditës, këtë herë për Julian Alvarez, i cili shënoi rezultatin përfundimtar 5-1. Me këtë sukses, Manchester City kthehet në -1 pas liderit Arsen (83 pikë kundrejt 82), me një ndeshje ende për t’u rikuperuar për një parakalim të mundshëm. Wolverhampton, i njëmbëdhjeti, ndaloi në kuotën 46.

ARSENAL 3-0 BOURNEMOUTH
Në javën e 36 të Premier League, Arsenal mundi Bournemouth 3-0 dhe kaloi vetëm përkohësisht në +4 ndaj City. Skuadra e Gurdiolës, pak më vonë fitoi 5-1 ndaj Wolves dhe u kthye në vetëm një pikë larg, kur ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. Saka zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar me një penallti shumë të dyshimtë pak para fundit të pjesës së parë. Goli i dytë erdhi në minutën e 70’ me goditjen e Trossard pas një asisti të Rice. Mesfushori, më pas, mbylli rezultatin në kohën shtesë. Cherries, që kanë rezerva sepse përvec penalltisë, iu mohua edhe goli i 2-1 nga VAR në minutën e 73’, mbeten në vendin e dhjetë me 48 pikë.

<iframe width=’640′ height=’400′ src=’https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/yU77pPykTqvc9?autoplay=1&htmlplayer=1′ style=’border:none;’ allowfullscreen></iframe>
Premier League England
Arsenal 3-0 Bournemouth
Brentford 0-0 Fulham
Burnley 1-4 Newcastle United
Sheffield United 1-3 Nottingham Forest
Manchester City 5-1 Wolves

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top