Video/ Haaland e Foden shkatërrojnë United: Guardiola triumfon 3-0 në derbin e Manchester

Derbi që ndezi javën e 10 të Premier League shkon për Manchester City, që shkatërroi Manchester United me një 3-0 që nuk lë vend për dyshime. Kishte vetëm një ekip në fushë, me Haaland (dygolësh) dhe Foden që fshinë paraqitjen e shkëlqyer të Onana. Kështu, Guardiola arrin sërish Arsenal në 24 pikë dhe qendron -2 pas kryesuesit Tottenham. Ndjek vazhdon e tyre Liverpool, pasi mposhti Forest 3-0. Brighton ndalon në barazimin 1-1 me Fulham. Fituan gjithashtu edhe Aston Villa dhe Everton.

Pritjet e André Onana, në ndeshjen e tretë pozitive me Manchester United, nuk mjaftuan për të shmangur kolapsin e Djajve të Kuq në derbi. 3-0 për Manchester City të drejtuar nga Guardiola, që kthehet i dyti në Premier League. Pas fillimit të shkëlqyer të United, me Rashfordin protagonist, Citizens morën kontrollin e ndeshjes. Onana dhe Maguire evituan golin në minutën e 8′, me një pritje të dyfishtë në bashkëpunim. Pastaj, skenën e mori Haaland. Në minutën e 26′ pas një rishikimi të gjatë në VAR për një shtytje të Højlund ndaj Rodri, norvegjezi shënoi me penallti 1-0. Onana mbrojti rezultatin ndaj Julian Alvarez dhe Haaland, por në kohën shtesë të pjesës së parë protagnist u bë Ederson. Braziliani shpëtoi rezultatin me një pritje të mrekullueshme ndaj McTominay.

 

RRËZIMI I UNITED
Manchester City shpejtoi të mbyllë ndeshjen, duke dyfishuar në minutën e 49′ me Haaland, i lënë vetëm në shtyllën e dytë në krosimin e Bernardo Silva. Norvegjezi ka tani 11 gola në 10 ndeshje në Premier League. United reagoi vetëm pas rreth njëzet minutash, duke iu afruar golit me Rashford, më pas filloi të vuajë sërish. Onana shmangu trigolëshin e Haaland, por nuk mund të bënte asgjë për të shmangur 3-0 e Man City në minutën e 79′. Portieri i Inter devijoi goditjen e Rodri, por nuk mund të bënte asgjë në devijimin nga pranë të Foden. Man City fiton 3-0 dhe asgjëson kundërshtarin, duke u rikthyer i dyti (me Arsenal) me 24 pikë, -2 pas Tottenhamit. United mbetet i teti me 15 pikë.

 

Premier League England
West Ham United 0-1 Everton
Aston Villa 3-1 Luton Town
Brighton 1-1 Fulham
Liverpool 3-0 Nottingham Forest
Manchester United 0-3 Manchester City

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top