Video/ Güler, çfarë spektakli në stërvitje: e në Twitter vetëm CR7 ka bërë më mirë

Një fenomen i ri ka mbërritur në Casa Blanca, ose kështu duket. Arda Güler, talenti i lindur në vitin 2005 i sapo blerë nga Real Madrid, po jep menjëherë spektakël. Magji në stërvitje dhe shifra rekord në rrjetet sociale. Tifozët madrilenë – dhe jo vetëm – janë tashmë të çmendur pas turkut, edhe para se të ketë luajtur ndeshjen e parë. Fenerbahçe fërkon duart për paratë e mbledhura, Real shijon xhevahirin e ri. E ndërkohë të tjerët – si Milani dhe Barcelona, që ishin afër lojtarit – qëndrojnë të dhe shikojnë.

https://www.instagram.com/reel/CumJxG4oa04/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

 

 

Që talent kishte shumë, kjo tashmë dihej. Nga ana tjetër, nëse në moshën 18 vjeçare blihesh nga Real Madrid për një shumë më të lartë se klauzola e lirimit në kontratë, një motiv e ka. Blancos i paguan Fenerbahce 20 milionë plus 10 bonuse, në vend të 17.5, me një përqindje gjithashtu në rishitje. Shumë skuadra u përpoqën ta arrinin, por në fund ylli turk zgjodhi klubin më të famshëm në planet. Për të shpërblyer besimin e dhënë ndaj tij, i linduri i vitit 2005 ka dashur të jepte menjëherë një shije të cilësive të tij. Gol fantastik në stërvitje me ruletë, një gjest teknik që në këto anë ishte marka e fabrikës e njëfarë Zinedine Zidane.

VETËM RONALDO KA MARRË MË SHUMË PËLQIME
E nuk mbaron me kaq. Po, sepse Güler ka dhënë spektakël edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter. Postimi i publikuar nga Real për të shpallur blerjen e tij ka marrë në fakt pothuajse një milion pëlqime, 896,000 për të qenë të saktë. Vetëm Cristiano Ronaldo, me 1.8 milionë pas kthimit të tij te Manchester United, ka bërë më mirë. Postimi i turkut, megjithatë, ka ende kohë të shkurtojë distancën dhe të arrijë mbretin e kësaj renditjeje.

Arritja e tij do të jetë shumë e vështirë, por një gjë është e sigurt: Arda Güler tashmë ka filluar japë shfaqje, në fushë dhe jo vetëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top